LAJMI I FUNDIT:

Conte: Jemi përgatitur mirë për sezonin e dytë

Conte: Jemi përgatitur mirë për sezonin e dytë

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka thënë se gjithmonë ekziston një rrezik kur lojtarët kthehen nga pushimi, por ata janë përgatitur mirë gjatë ditëve të fundit.

Pushimi dimëror ka përfunduar dhe duke filluar nga dita e nesërme, ekipi i Contes do të ndeshet me atë të Sampdorias në Serie A.

”Gjithmonë ekziston një rrezik pasi të kthehen lojtarët nga pushimi, por ne jemi përgatitur shumë mirë gjatë ditëve të fundit”.


”Ta fitojmë Scudetton është arritje e madhe, por nëse e bëjmë këtë dy herë radhazi atëherë kjo do të dëshmojë që ne po bëjmë një punë të madhe këtu”, ka thënë Conte./Telegrafi/