LAJMI I FUNDIT:

Conte: E merituam finalen e Kupës së Italisë

Conte: E merituam finalen e Kupës së Italisë

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka shprehur zhgënjimin e tij për diskualifikimin nga Kupa e Italisë nga Lazio, duke thënë se ekipi i tij e meritoi të shkonte në finale.

Lazio e mposhti mbrëmë Juventusin me rezultat 2-1 në Olimpico, teksa ndeshja që u luajt në Torino përfundoi me rezultat 1-1. Me rezultat përfundimtar 3-2, Lazio siguroi plasmanin në finalen e Kupës së Italisë.

“Ne sigurisht se merituam më shumë përgjatë 180 minutave, por Lazio shkoi në finale, urime për ta”, ka thënë Conte./Telegrafi/