LAJMI I FUNDIT:

Conte: Duhet të vazhdojmë kështu, tani të mendojmë për Tottenhamin

Conte: Duhet të vazhdojmë kështu, tani të mendojmë për Tottenhamin

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur pas fitores ndaj Stoke City.

Italiani ka kërkuar nga lojtarët e tij që edhe në pjesën e dytë të sezonit të vazhdojnë me paraqitje të mira.


“Ishte një lojë shumë konkurruese. Ishte një shembull se sa e vështirë është kjo ligë. Luajtëm kundër një skuadre të mirë”.

“Ishte e rëndësishme të festonim natën e Vitit të Ri me një fitore dhe nesër të fillojmë të mendojmë me Tottenhamin”

“Kemi bërë mirë në pjesën e parë të sezonit dhe kjo duhet të jetë arsye të vazhdojmë me pinën e mirë”, ka thënë Conte. /Telegrafi/