LAJMI I FUNDIT:

Çokollata e zezë zvogëlon simptomat e kollës

Çokollata e zezë zvogëlon simptomat e kollës

Përbërësit e kakaos bllokojnë punën e nervave dhe sensorëve të kollës, me ç’rast simptomat e kollës akute dhe kronike zvogëlohen për 60%.

Për zgjedhja më e mirë është çokollata e zezë. Teobromina, është një nga substanca t e kakaos që në masë të madhe ndikon në pakësimin e kollës, ka treguar hulumtimi britanik nga klinika ‘Hal’, ku kishin marrë pjesë 300 pacientë me kollë kronike. Ata për dy javë rresht kishin marrë substancën teobrominë, dy herë brenda ditës në dozë prej 1.000 mg, e simptomat e tyre ishin zvogëluar për 600/0.

Edhe pse ky përbërës ndihmon si tek kolla akute po ashtu edhe tek ajo kronike, çokollata nuk është ilaçi i fundit, sepse simptomat kthehen porsa ta ndërprisni terapinë me çokollatë.


Studimet e mëhershme britanike për zemër dhe mushkëri kanë vërtetuar se teobromina bllokon sensorët e nervave, që janë përgjegjës për reflekset e kollës. Më së paku teobrominë hasim në çokollatën me qumësht, me vetëm 60 mg. në 30 g çokollatë.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori