LAJMI I FUNDIT:

CNN raporton për protestën e grave në Prishtinë (Foto)

CNN raporton për protestën e grave në Prishtinë (Foto)

Sloganet protestuese që u shfaqën sot në Prishtinë si shenjë solidariteti me protestën e organizuar në Washington DC, kanë zënë vend edhe në artikujt e mediave më të njohura ndërkombëtare.

Kjo pasi CNN në mesin e mbi 600 vendeve ku u mbajt një protest e tillë ka raportuar edhe për protestën e grave të organizuar në Prishtinë.

‘’Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut’’ është një nga sloganet që është paraqitur në mbarë botën në ‘’Marshin e Grave’’ që u mbajt në ditën e parë të Presidencës Trump, ajo mori vëmendje poashtu edhe në Kosovë.

Për më shumë ja dhe fotografia që ilustron më së miri momentet e marshit të grave në sheshin e Prishtinës e që u raportua për mbarë botën nga CNN.