LAJMI I FUNDIT:

Çmimet u ngritën për 0.6%

Çmimet u ngritën për 0.6%

Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK), ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) për muajin dhjetor 2012. Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.6 për qind në muajin dhjetor 2012 krahasuar me muajin nëntor 2012. Dhjetori i vitit 2011, krahasuar me muajin nëntor 2011, ishte me çmime më të larta për 0.4 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2012 me muajin dhjetor 2011 ishte 3.7 për qind.

ASK-ja ka bërë të ditur se shkalla mestare vjetore e inflacionit në vitin 2012 ishte 2.5 për qind.

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0.6 për qind në muajin dhjetor 2012 krahasuar me muajin nëntor 2012. Ngritje e çmimeve vërehet te perimet (5.3 për qind) dhe duhani (7.1 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0.3 për qind në IÇK-it.

Kurse çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 3.7 për qind në muajin dhjetor 2012 krahasuar me muajin dhjetor 2011. Ngritje e çmimeve vërehet te duhani (15.3 për qind) me një ndikim prej 0.6 për qind. Buka dhe drithërat (5.8 për qind), perimet (11.2 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,5 për qind. Rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (7.6 për qind) me një ndikim prej 0.4 për qind. Pemët (12.2 për qind), gazetat, librat dhe materialet për zyra (18,7 për qind)-(ngritje e çmimit të gazetave) që secila nëngrup ndikoj me 0.3 për qind.

“Mishi (3.0 për qind), qumështi, djathi dhe vezët (2.2 për qind), vajrat dhe yndyrat (14.3 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0.2 për qind. Kafja, çaji dhe kakao (7.2 për qind), veshja (1.8 për qind), këpucët (5.4 për qind), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (11.8 për qind), orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat tjera për dysheme (3.5 për qind), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1,1 për qind), shërbimet hoteliere(1.7 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0.1 për qind në IÇK-it”, ka njoftuar ASK-ja.

Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: Pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (-4.9 për qind)-(rënie e çmimeve për thirrje ndërkombëtare) me një ndikim prej -0.2 për qind në IÇK-it. /Telegrafi/