LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës me rënie

Çmimet e naftës me rënie

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë regjistruar në rënie gjatë orëve të para të sesionit të së martës. Nafta bruto amerikane u ngjit përkohësisht mbi nivelin e 50 dollarëve për fuçi, për tu tërhequr menjëherë në territor negativ më pas.

Luhatja e çmimeve vjen pas një sesioni të kufizuar tregtar, duke qenë se e hëna ishte ditë pushim si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Britani apo Kinë. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.90 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.63 dollarëve për fuçi.


Gjatë javës së fundit, hendeku mes dy benchamrkëve kryesorë është ngushtuar ndjeshëm. Ekspertët shprehen se tregu vijon të mbetet mjaft i dobët. /Telegrafi/