LAJMI I FUNDIT:

Clinton: Presidenca Trump si ajo e Niksonit

Clinton: Presidenca Trump si ajo e Niksonit

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e krahasoi dje presidentin amerikan, Donald Trump me ish-presidentin Richard Nikson, i cili në vitin 1974 dha dorëheqjen në mes të skandalit “Watergate”.

Ish-kandidatja presidenciale e bëri këtë deklaratën në ceremoninë e diplomimit në kolegjin ”Wellesley” të Bostonit, shkolla ku edhe vetë ajo u diplomua shkëlqyeshëm për Shkenca Politike, në vitin 1969.


Richard Nikson u dyshua se po pengonte drejtësinë, pasi ai shkarkoi prokurorin special të Departamentit të Drejtësisë, i cili po mbikëqyrte një hetim për veprimet e tij.

Clinton iu referua shkarkimit të prokurorit special, Archibald Cox, në vitin 1974, i cili drejtonte hetimet për skandalin e Watergate.

Disa analistë kanë krahasuar shkarkimin e Cox me shkarkimin që Trump i bëri shefit të FBI-së, James Comey, më 9 maj.

Javën e kaluar, ajo njoftoi krijimin e lëvizjes së saj të re ”Onward Together” (”Përpara së bashku”), për të mbështetur njerëzit që përfshihen në politikë dhe që kundërshtojnë administratën Trump.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori