LAJMI I FUNDIT:

Cleveland dhe San Antonio edhe me nga një fitore në “Play-Off” (Video)

Cleveland dhe San Antonio edhe me nga një fitore në “Play-Off” (Video)
Nov 8, 2015; Cleveland, OH, USA; Cleveland Cavaliers forward LeBron James (23) shoots against Indiana Pacers forward Paul George (13) in the first quarter at Quicken Loans Arena. Mandatory Credit: David Richard-USA TODAY Sports

Mbrëmë janë zhvilluar vetëm dy ndeshje të “Play-Off” të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni aktual ka shënuar edhe fitoren e dytë rresht dhe ka krijuar një epërsi të lehtë.


Cleveland Cavaliers triumfoi kundër Indiana Pacers me rezultat 111:117, transmeton Telegrafi.

Kyrie Irving ishte më efikasi te Cavaliers me 37 pikë, ndërsa Kevin Love regjistroi ‘double-double’ në saje të 27 pikëve dhe 11 kërcimeve. Edhe LeBron James regjistroi ‘double-double’ me 25 pikë dhe 10 kërcime.

Te Pacers, Paul George ishte më i dalluari me 32 pikë. Tani Cleveland avancon 2:0 ndaj rivalit të Konferencës së Lindjes.

San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies

Në takimin tjetër të Konferencës së Perëndimit, San Antonio Spurs mposhti Mempis Grizzlies me rezultat 96:82.

Pas kësaj fitoreje, ekipi i trajnerit Greg Popovich është në epërsi me 2:0 nga dy ndeshjet e para. /Telegrafi/