LAJMI I FUNDIT:

Çka nëse fëmija juaj është trupgjatë?

Çka nëse fëmija juaj është trupgjatë?

Vajza ose djali juaj për nga gjatësia e trupit ua tejkalon bashkëmoshatarëve të tyre dhe ende zgjatet. Për këtë jeni të brengosur...

Megjithatë, brengosja juaj është e paarsyeshme, sepse shumica e të rinjve që vijnë në kontrollin mjekësor për shkak të shtatit të tyre të gjatë, në fakt janë plotësisht të shëndoshë, kanë proporcione normale të trupit, dhe rëndom edhe prindërit i kanë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Tajitja e hormoneve të rritjes te këta fëmijë është plotësisht normale. Te fëmijët e tillë fjala është për shtatin e lartë konstituiv, i cili te djemtë rrallë kërkon përkujdesjen mjekësore, ndërsa te vajzat kjo gjë nganjëherë është e arsyeshme për shkak të pasojave të mundshme psikike.


Shtati i lartë i fëmijëve më shpesh është brengosës për vajza se sa për djem kështu që ato më shpesh kërkojnë ndihmën dhe këshillën e mjekut.

Rritja e tyre është e mundshme të ngadalësohet me terapi afatgjatë me ndihmën e estrogjeneve (hormoneve femërore seksuale), por për shkak të pamundësisë që saktësisht të përcaktohet lartësia e fundme dhe për shkak të pengesave të tjera që mund të paraqiten, terapia duhet të jetë shumë e matur me rastin e përcaktimit të mënyrës të shërimit.

Kjo aq më tepër sepse terapia në shumë raste mund të jetë e pasigurt: mbas katër deri pesë vjet shërimi arrihet zvogëlimi i gjatësisë përfundimtare për vetëm katër deri në gjashtë centimetra.

Kur te vashëzat paraqitet menstruacioni i parë, duhet pritur se gjatësia e trupit të saj do të ngadalësohet, sepse mbas kësaj vashëzat rëndom nuk zgjaten më shumë se pesë deri në shtatë centimetra.

Prandaj, nëse është fjala për rritjen konstituive, nuk duhet pritur që vashëza juaj të ketë gjatësinë përfundimtare të trupit se 175 centimetra, e me këtë lartësi nuk do t’ua kalojë shumë moshatareve të saj.

Prindërit e fëmijëve të cilët rriten shumë shpejt mund të paraqiten, për çdo rast te mjeku për t’u konsultuar a duhet ndërmarrë ndonjë shërim apo është kjo dukuri e rëndomtë për të cilën nuk ka nevojë të brengoset as prindërit e aq më pak fëmija. /Telegrafi/