LAJMI I FUNDIT:

“Çka m’bane” pyet Edona Llalloshi? (Foto)

“Çka m’bane” pyet Edona Llalloshi? (Foto)

Këngëtarja Edona Llalloshi shumë shpejt pritet të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re me ritme verore, e cila do ta sjell si gjithnjë me stil këngëtaren e shumë pëlqyer nga publiku.


Në një prononcim për Telegrafin, Edona ka shpalosur detajet e këngës së saj më të re, duke treguar për bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar këtë radhë.

“Në maj përfunduam punën për këngën time të re, të titulluar “Çka m’bane”, përgatitjet për këtë këngë na kanë marr kohë rreth një javë. Këtë herë kam bashkëpunuar me Arsim Bunjakun, i cili ka bërë muzikën dhe tekstin, dhe Florent Boshnjakun, i cili është kujdesur për orkestrimin”, tha Edona Llalloshi për Telegrafin.

Edona sjell remiksin e hitit të madh “Simpatia”, pikërisht në 20 vjetorin e lansimit (Audio)
Lexo po ashtu Edona sjell remiksin e hitit të madh “Simpatia”, pikërisht në 20 vjetorin e lansimit (Audio)

Ndërkohë ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit në Prizren me përcjellje të Telegrafit.

Këngëtarja në vazhdimin e bisedës rrëfen se si kanë shkuar xhirimet për të, dhe sa është ndarë e kënaqur me punën.

“Xhirimet e klipit i kemi realizuar në disa rrugë të vjetra në Prizren. Jam ndjerë shumë mirë dhe rehat me ekipin. Për klipin po kujdesen produksioni EMF Creative, ndërsa për dukjen u kujdesën Drenusha Xharra dhe Studio Fjolla”.

Edona Llalloshi gjatë xhirimeve të klipit të ri “Çka m’bane”

Sezoni veror është shumë i ngarkuar për një pjesë të mirë të estradës, dhe i tillë do të jetë edhe për Edonën, e cila për Telegrafin zbuloi disa nga angazhimet me të cilat do të merret këtë verë.

“Projekte të reja do të ketë sigurisht pas sezonit veror, pasi jam shumë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme, ndërsa patjetër që do të gjej kohë edhe për pushime”, përfundoi Edona për Telegrafin.

Në vazhdim ju prezantojmë me disa prej skenave të klipit të ri “Çka m’bane” të këngëtares Edona Llalloshi, e cila si gjithnjë do të shfaqet me stil dhe unike në projektin e saj të ri, i cili me gjasë do të jetë një hit i bukur veror. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori