LAJMI I FUNDIT:

Çka kërkuan serbët për ta votuar ushtrinë?

Çka kërkuan serbët për ta votuar ushtrinë?

Ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka thënë se Lista Serbe ka pasur katër kërkesa kryesore për votimin e transformimit të FSK-së në ushtri.

Por ai ka kundërshtuar kategorikisht ekzistimin e mundësisë për një ‘batalion serb’ brenda këtij mekanizmi, duke nënvizuar se qoftë edhe diskutimin për të e ka kushtëzuar me dorëheqjen e tij.


“Ne kemi biseduar me ministrat serbë që të kemi votën e tyre. Në takimin e parë ata kanë pasur katër kërkesa, ndër të cilat që të ketë më shumë pjesëtarë të komunitetit serb, si dhe që ligji të kthehet në ligj vital. Por ne nuk kemi qenë të gatshëm për këtë gjë. Ata po ashtu kanë kërkuar që zëvendëskomisioneri të jetë nga radhët e komunitetit serb. ‘Batalionin serb’ e kam dëgjuar si term në media, por unë ua kam thënë të gjithëve që nëse një gjë e tillë ndodh unë nuk do të jem më ministër. Po ashtu nuk kam pranuar që zëvendëskomandanti të jetë me automatizëm i komunitetit serb”, ka thënë Demolli në “Magazinën zgjedhore” të “Klan Kosova”.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori