LAJMI I FUNDIT:

Çka duhet të bëni që të keni flokë të bukura?

Çka duhet të bëni që të keni flokë të bukura?

Në mënyrë që të kemi flokë të bukura dhe të shëndetshme, duhet të përdorim shampo dhe regjenerues adekuat, të veçantë për çdo lloj flokësh.

Nëse keni flokë të ngjyrosura, atëherë më së miri do të ishte sikur të përdornit ngjyra profesionale, të cilat nuk janë aq agresive, sa ato komercialet.

Tretmani i thellë
Që flokët tuaja të jenë të bujshme dhe shkëlqyese, një herë në 2-3 muaj preferohet që t’ua bëni një tretman të thellë, në mënyrë që qimeve t’iu kthehet shkëlqimi dhe që ato të hidratohen.


Krehja
Gjatë krehjes duhet pasur kujdes. Flokët duhet krehur nga majat, kah rrënjët me një brushë me qime natyrore, e cila nuk i shkul flokët.

Prerja e flokëve
Një dilemë e madhe është kur duhet të preni flokët. Por, kjo është një çështje individuale. Megjithatë, në kushte optimale, flokët duhet t’i preni çdo 8 deri 10 javë. Kështu do ta parandaloni metilosjen dhe çarjen e flokëve. Preferohet që, të paktën një herë në javë, flokët t’i trajtoni me maska kozmetike, të cilat duhet të mbahen rreth dhjetë minuta. Sidomos duhet kushtuar vëmendje flokëve kaçurrela dhe flokëve që janë të trajtuara kimikisht. /Telegrafi/