LAJMI I FUNDIT:

Çka dëshirojnë në të vërtetë femrat?

Çka dëshirojnë në të vërtetë femrat?

A mendoni që me të vërtetë i njihni femrat dhe nuk u besoni miteve të njohura përgjithësisht? A besoni që femrat i dëshirojnë meshkujt macho, rrëfimet poetike për ndjenjat tuaja apo që i urrejnë mikeshat tuaja? Qëllojani? Këto janë asgjë tjetër përveç mite.

Shikoni listën e Fox News për atë se çka nuk dëshirojnë femrat në lidhjet e tyre dhe nga meshkujt e tyre, dhe çka vërtet tërheq interesimin e tyre.

Miti numër 1 – Femrat duan të flasin

Fakt i njohur botërisht është që femrat kanë dëshirë të flasin shumë. Në të vërtetë, hulumtuesit kanë zbuluar që femra gjatë ditës përdor 20 mijë fjalë, kundrejt shtatë mijë sa përdorin meshkujt. Ndoshta mendoni që kjo do të thotë që femrat do të provojnë t’ju tërheqin në seancë të gjatë të bisedimit, por e vërteta është që ato dëshirojnë vetëm të dëgjoni atë çka ato flasin.

Për femrën është më e rëndësishme ta dëgjoni me kujdes, në vend se t’ia ktheni me dërdëllitje të parëndësishme derisa flet.
Prandaj mos u ankoni që nuk dëshironi të rrëfeni ditën tuaj, thjesht hapni veshët dhe dorëzojani mikrofonin e padukshëm.

Miti numër 2 – Femrat e dëshirojnë mashkullin macho

Kur gjatë daljes në mbrëmje të dashurës suaj fillon t’i vardiset një mashkull i panjohur, kjo nuk do të thotë që ajo dëshiron që ju të rriheni me të derisa t’ju ndajë sigurimi apo policia. Përkundrazi, për shkak të kësaj do të dukeni posesiv dhe i çmendur, dhe ajo do të ndihet në siklet.

E vërteta është që femrat pëlqejnë meshkujt të cilët dinë të rregullojnë prishjen dhe dinë t’ia dalin në krye me buxhetin e shtëpisë, por nuk janë të kënaqura me sjelljen madho, prandaj shmanguni nga rrjedhjet e tilla “të vëmendjes”.

Miti numri 3 – Femrat dëshirojnë t’u flisni për ndjenjat tuaja

Shumë femra kanë thënë se e dëshirojnë mashkullin i cili do t’ua zbulojë ndjenjat e veta. Kjo gjë është në rregull dhe mirë, por mos e hapni rrugën drejt ndjenjave tuaja vetëm pse femrat e dëshirojnë këtë gjë, ose nëse kjo nuk është pjesë e personalitetit tuaj, transmeton koha.net.

Kur femrat thonë që dëshirojnë një mashkull të tillë, ato në të vërtetë thonë që dëshirojnë mashkullin i cili do të ndajë me to mendimet dhe qëndrimet e veta. Kjo do t’i mundësojë femrës të jetë e përfshirë në jetën e tij dhe ta njohë më mirë. Kjo nuk do të thotë që nga mashkulli pret poezi të keqe apo të qajë.

3-Things-Women-Really-Want-In-a-Man___-featured_2

Miti numër 4 – Femrat dëshirojnë të jenë qendra e jetës suaj

E dini si duket kjo. Filloni të dilni me një vajzë dhe momentin tjetër pret që të shiheni vazhdimisht, mundohet të kontrollojë kohën tuaj të lirë dhe dëshiron të jetë personazhi kryesor në jetën tuaj.

Femra me vetëbesim nuk dëshiron të jetë qendra e jetës suaj. Femrat e tilla në të vërtetë tërheqin meshkujt të cilët kanë jetën e plotësuar, miq, hobi, pasione dhe gjëra të ngjashme. Nëse jetën tuaj e përqendroni rreth saj, ekziston mundësia që kjo gjë do ta largojë, sepse dukeni dëshpërueshëm ose sikur nuk e keni jetën tuaj. Në vend të kësaj jepjani rolin kryesor, por le të mos jetë personi i vetëm në jetën tuaj.

Miti numër 5 – Femrat dëshirojnë t’i largojnë shoqet tuaja

Miqësitë jashtë lidhjes mund të jenë turbulluese, por të dashurës suaj nuk i pengon nëse keni shoqe. Në fakt, kjo do t’i pëlqejë asaj, sepse do të thotë që ju i kuptoni femrat. Nëse shoqet tuaja ju duan, kjo nënkupton që dini si të silleni me femrat, që është gjë e rëndësishme nëse dëshironi të keni lidhje me një prej tyre.

Miti numër 6 – Femrat dëshirojnë barazi

Ndoshta e dashura juaj paraqitet si femër e fortë e pavarur, por nëse ia leni rregullimin e kazanit të ujit në banjë ose blerjen e luleve për vete, shumë shpejt do të jeni në telashe.

Nëse femra di të kujdeset për veten, kjo nuk do të thotë që duhet t’i lëni sjelljet, maniret tuaja prej xhentëlmeni. Dhe po, kjo vlen edhe për femrat që me zë të lartë dhe qartë pohojnë që janë feministe.

Ato thjesht duan ta kuptoni që disa gjëra mund t’i bëjnë edhe vetë dhe se nuk ju duhet ndihma e meshkujve. Ato duan që t’i ruani dhe ndaj tyre të silleni me kujdes, sepse ashtu do të ndihen të veçanta. Megjithatë, femrat nuk duan të kenë nevojë që t’ua thonë këtë. /Telegrafi/