LAJMI I FUNDIT:

“Civilna zastita” zëvendëson policinë serbe në veri

“Civilna zastita” zëvendëson policinë serbe në veri

Defilimi i pjesëtarëve të organizatës “Mbrojtja civile" (Civilna Zastita) në veriun e Kosovës, ditën e diel, me 31 mars, për të siguruar tubimin e serbëve me rastin e vizitës në këtë pjesë të vendit të ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, si dhe vet rrjedhën e vizitës, është provokim i situatë në atë pjesë të vendit, por edhe i institucioneve të Kosovës. Kështu vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, por edhe njohësit e rrethanave të sigurisë ne vend.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se strukturat jolegale në veri, sikurse është edhe organizata "Mbrojtja Civile", gjithmonë para momenteve të caktuara, që kanë rëndësi politike, kanë shfrytëzuar rastin për provokime të tilla.

"Kjo mund të quhet edhe si një provokim i hapur, do të thotë, kryesisht, para fazës së bisedimeve të dy kryeministrave, të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, bisedime të cilat kanë një karakter politik. Sa herë që ne gjendemi në situata të tilla, kur duhet të merren vendime të karakterit politik, atëherë në skenë dalin struktura të tilla, të cilat me qëllim dëshirojnë të nxisin ose provokojnë situatën”, u shpreh Hoti.

Por, lideri i serbëve të veriut, Milan Ivanovic nga Këshilli Kombëtar Serb, tha për Radion Evropa e Lirë se “Mbrojtja Civile” nuk e ka luajtur rolin e sigurimit të ambasadorit rus Cepurin, sepse, sipas tij, ai e ka pasur ekipin e vet për siguri, por vetëm kanë kontrolluar situatën gjatë tubimit të qytetarëve serb.

“Gjithkund ku tubohet një numër i madh i njerëzve, ashtu siç ka qenë dje në Mitrovicë, në mungesë të forcave të organizuara të policisë serbe, mendoj se është mirë që të ekzistoj një organizatë që e merr rolin që në turmat e tilla të mos vijë deri te ndonjë tollovi. Thjeshtë, kjo është për të ndihmuar organizimin e ndonjë tubimi dhe mendoj se edhe kjo është edhe në përshkrimin e punëve të një strukture të tillë”, tha Ivanovic.

Ai gjithashtu theksoi se nga Policia e Kosovës nuk ishte kërkuar që të sigurohej tubimi i tillë dhe se gjatë tubimit nuk ishte vërejtur prani e theksuar e pjesëtarëve të kësaj policie.

Në anën tjetër, njohësit e rrethanave të sigurisë, vlerësojnë se organizatat e tilla, sikurse “Mbrojtja Civile”, janë jolegale dhe janë formuar nga strukturat paralele të komunave serbe në veri të vendit.

Naim Maloku, ekspert për çështje të sigurisë, vlerëson se organizatat e tilla edhe mund të krijohen, por vetëm nga përfaqësuesit legal të komunave, që do të dilnin nga zgjedhjet lokale të organizuara nga institucionet e Kosovës, pas një marrëveshje eventuale në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, modelet e tilla të organizimit siç janë “Mbrojtja Civile”, tashmë janë modele të njohura nga e kaluara.

“Nëse juve ju kujtohet, këta kanë shkuar në modelin e ish-Jugosllavisë. Ne e kemi parë atë ‘mbrojtjen civile’ më parë dhe ish-krahina e ka pasur. Do të thotë, kanë shkuar në atë formë të organizimit.
Por, ata duhet fillimisht të shpërbëhen dhe pastaj është çështje organeve legjitime atje se si do të kenë qasje ndaj këtyre personave, që janë qytetarë të Kosovës. Por, fillimisht, ata duhet të shpërbëhen dhe t’iu nënshtrohen ligjeve të Kosovës dhe pushtetit lokal që do të zgjidhet nga ato zgjedhje që do të jenë pastaj legjitime”, theksoi Maloku.

Sido që të jetë, tash për tash, sipas Malokut, “Mbrojtja Civile” është strukturë apo organizatë jolegale.

Ndërkaq, zyrtarët e Policisë së Kosovës, thonë se ballafaqimi me strukturat e tilla, nuk është vetëm në dorën e kësaj policie.

“Kur flasim për këto struktura jolegale dhe rolin e Policisë së Kosovës karshi tyre, atëherë mund të themi se Policia e Kosovës, me 4 stacionet në nivel lokal që i ka në veri të Kosovës, atëherë mundësia për të reaguar në veri të Kosovës, karshi këtyre strukturave, është shumë e vogël. Kjo, marrë parasysh faktin se Policia e Kosovës është e kufizuar që të veproj me tërë strukturën e saj ose me formacionet e duhura për t’iu përgjigjur situatave të ndryshme".

"Për këtë arsye, them se një rol bazik, në aspektin e sigurisë dhe për tu marrë me çështjen e prezencës së këtyre strukturave, atëherë duhet të jenë strukturat ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, siç janë EULEX-i dhe KFOR-i”, tha për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti.

Ndryshe, rreth një muaj më parë, zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, të dikasterit të Punëve të Brendshme, patën theksuar se Beogradi zyrtar i ka të aktivizuara në veri të Kosovës strukturat e sigurisë.

Sipas tyre, vetëm organizata “Mbrojtja Civile”, është e përbërë prej rreth 500 deri në 600 persona, përfshirë këtu zjarrfikësit por edhe pjesëtarët e të ashtuquajturës mbrojtje territoriale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori