LAJMI I FUNDIT:

City arrin marrëveshje me Realin për Danilon

City arrin marrëveshje me Realin për Danilon

Danilo mund të quhet tashmë lojtar i Manchester Cityt.

Kështu raportojnë mediat angleze të cilat zbulojnë edhe shifrën që do të paguajnë Citizens.


Sipas kësaj, Real Madridit do të paguan 26 milionë euro [për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë të Real Madridit.

Por, braziliani pritet të jetë zgjedhja e dytë e trajnerit Pep Guardiola, i cili ditë më parë transferoi mbrojtësin e Tottenham Hotspurs Kyle Walkerit.

Në rast transferimi atëherë shpenzimet e Cityt për repartin mbrojtës do të arrijnë shifrat prej 86.5 milionë euro.

Theksojmë se edhe skuadra tjetër e Ligës Premier, Chelsea është duke kërkuar shërbimet e brazilianit. /Telegrafi/