LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: UNMIK-u të largohet nga Kosova

Çitaku: UNMIK-u të largohet nga Kosova

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë seancës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kërkoi nga OKB që t’i japë fund UNMIK-ut dhe t’i përqendrojë resurset e këtij misioni në vatra tjera krizash nëpër botë.

“Më 10 qershor 1999 Rezoluta 1244 u miratua ta zgjidhë gjendjen e rëndë humanitare në Kosovë dhe për ta mundësuar kthimin e refugjatëve shqiptarë të larguar me forcë nga forcat serbe”, tha Çitaku, duke kërkuar që UNMIK tani ta përfundojë misionin e vet në Kosovë meqë situata në vend, që nga atëherë, sipas saj, ka ndryshuar.

“UNMIK nuk ka ndonjë rol përveç ndonjë iniciative të vetëshpikur për ta arsyetuar qëndrimin e vet në Kosovë”, shtoi ajo.

Ambasadorja ka folur edhe për buxhetin që UNMIK e ka harxhuar në Kosovë. Aajo theksooi se mbi 400 milionë dollarë janë shpenzuar nga viti 2009 për të mbajtur një mision,  i cili sipas saj, ka përfunduar shumë vjet më parë.

Ajo ia ka bërë të ditur edhe një herë ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran.

Sipas saj, kjo është një histori e shkruar dhe ajo që ka bërë Serbia është parë para syve të gjithë botës dhe se çdo përpjekje për ndryshimin e kësaj historie do të dështojë.

Çitaku i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është terroriste, por është ushtria më e suksesshme në histori.

“Lufta në Kosovë ka ndodhë para syve të botës, para syve të kësaj ode këtu dhe mu për këtë bota ka vendos të veprojë. Dhe çdo përpjekke për të rishkruar historinë do të dështoj. UÇK nuk është organizatë terroriste. Është lëvizja më e suksesshme në historinë. Sami Lushtaku e Ramush Haradinaj nuk kanë shkuar në Beograd për të luftuar. Ata kanë luftuar para derës së shtëpisë së tyre, në shtëpinë e tyre për të mbrojtur popullin e vet.  Serbia duhet të përballet për të takuar jo vetëm për Kosovën, sepse e dini tashmë Kosova është e pavarur dhe kjo nuk mund të ndërroj. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj për hirë të fëmijëve të saj”, tha ajo.

Çitaku i është kundërpërgjigjur minsitrit të Jashtëm serb, duke thënë se Kosova është shtet i të gjithëve që jetojnë në të, pa marrë parasysh etninë e popujve që jetojnë aty.

“Mohimi i Kosovës si shtet, sepse jam shqiptar e jo kosovar, kjo nuk çon peshë. Këtë e kam dëgjuar shumë herë. Tash pse unë jam shqiptare, a i bie që unë të shkoj në Shqipëri. Kosova është e tërë gjithëve. Askush nuk mund të më thotë se pasi që jam shqiptare nuk mund të jetoj aty. Ne kemi jetuar me shekuj aty… Pavarësia e Kosovës e shpallur në shkurt të vitit 2008 është kompromis”, ka thënë ndër të tjerash Çitaku.

Ambasadorja Çitaku ka akuzuar Beogradin për obstruksion ndaj marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel dhe ka përkujtuar se ish-presidentes s

Ndërsa Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin,  theksoi sot para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se tremujori i fundit ka qenë i dominuar nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe negociatat pasuese për krijimin e një qeverie të re.