LAJMI I FUNDIT:

Çitaku kujton Bajram Rexhepin: Ishte njerëzor dhe nuk i pëlqente hierarkia

Çitaku kujton Bajram Rexhepin: Ishte njerëzor dhe nuk i pëlqente hierarkia

Ambasadorja e Kosovës në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, një ditë pasi ish- kryeministri Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë, ka kujtuar momentet interesante nga puna me Rexhepin.

Ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se shefi i qeverisë së parë të vendit, ka qenë shumë njerëzor dhe sipas saj e ka përbuzur hierarkinë.


Më tutje, Çitaku ka treguar rastin se si Rexhepi ia kishte dhënë asaj mundësinë që ta pranoj udhërrëfyesin për vizat, ndonëse zakonisht e pranonte dikasteri që e drejtonte ai.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

“Shumë do të doja të jem sot në Prishtinë. Me u përshëndetë edhe një herë me doktorrin. E kam pasë mik, ma shumë se kolegë. Kemi qenë ekip ?. Nejse, jo në futboll. Aty kemi qenë kundërshtar të përbetuar. Ai me Real Madridin, une me Barcelonën. Mos vet. Nuk ka ndodhë me pasë lojë mes dy ekipeve tona e që më pas të mos të jetë shndërru në betejë mes nesh. Çdo golë e Ronaldos është shoqëru me një SMS ngacëmues prej Bajramit ” qysh je Vlorë? ” pastaj, në rastin ma të keq për mua, atë të humbjes së Barcelonës, ka pasuar një SMS i tipit ” ani de…bile ju e patët posedimin e topit 60-40″ .
Kur e pata organizuar një pritje si Ministre e Integrimeve Evropiane, me rastin e ditës së Evropës, me 9 Maj 2011, Bajrami nuk erdhi. U pata prekë pak. E thirra në telefon. Dok, pse nuk erdhe, i thashë. ” Pashë Zotin Vlorë, a hajgare po ban me neve a??? Po ti na e lodhe krytë qysh nuk duhet me qenë ditë pushimi e feste dita e Evropës, e tash kishe po boj party ”
Se ma kur këmbngulja për miratimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në hapsira publike….luftë e kemi pasë. Luftë. Ani kur ja nisa me pi unë cigare prap pas disa vitesh….nuk ka lanë fjalë pa më thanë.
Po është pikërisht ky Bajram, i cili, kur jemi ftuar në Bruksel për të pranuar udhërrëfyesin e shumëpritur për vizat, më patë thanë ” Vlorë, udhërrëfyesin do ta pranosh ti. Ti je e re. Unë jam në perëndim të karrierës. Mua më ke krah, më ke ushtarë, po në ballë do të jesh ti” Kjo, përkundër faktit që në të gjitha vendet e rajonit, udhërrëfyesi ishte pranuar nga Ministri i Punēve të Brendshme. Dhe kështu ka qenë gjithmonë. Në çdo vizitë apo takim, brenda apo jashtë vendit, Bajrami më ka vendosë në ballë.
Bajrami ka qenë njeri, mbi të gjitha. Njerëzor ka qenë me të gjithë. Ka përbuzur hiearkinë dhe formalitetin.
Sot do të doja të jem në Prishtinë. Ia kemi një kafe borxh njëri-tjetrit.
Kur isha në Kosovë në Prill, e thirra në telefon. Qëlloi në spital duke bërë punën që e deshi më së shumti. Ishte e premte. Më tha që gjatë fundjavës do të vije në Prishtinë, dhe do të shiheshim për kafe.
Kafen nuk e pimë kurrë. Bajrami psoi sulm në tru. Shkova e pashë në spital. Ishte pa ndjenja. Nuk u përshëndeta me të. Shumë besova që kam me e pa prap.
Dok, në lojën e fundit, Reali na sakatoi. Kisha pasë qef me ta dhanë këtë lajm…edhe shumë lajme tjera….
” Kush nga ju është pa mëkat, le të hedhi gurin i pari…” është krejt çka kam për të thënë për secilin që të gjykon sot.
Unë kam me të kujtu përjetë” (sic)
./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori