LAJMI I FUNDIT:

Cistet e vezoreve

Cistet e vezoreve

Cistet e vezoreve nganjëherë gjenden brenda vezoreve, e nganjëherë në sipërfaqe. Kjo qeskë është e mbushur me lëngje, apo me materie të fortë, por në disa raste me të dy materiet.

Shumë hulumtues kanë thënë se shkaktari i këtyre cisteve është pjesërisht edhe debalancimi hormonal. Shkak i debalancimit hormonal mund të jenë disa rrethana të ndryshme: përbërja e dobët imunologjike, toksinet në mëlçi, insulina, ushqimi, stili i jetesës dhe stresi i madh. Cistat mund të identifikohen lehtë nëpërmjet simptomave. Shfaqen me një dhembje e lehtë gjatë marrëdhënieve seksuale, me mosmundësi të mbetjes shtatzënë, me dhembje në barkë. Shumë cista në periudha të caktuara pëlcasin vetvetiu. Te cistet e vogla shërimi natyral mund të ndihmojë, ndërsa te rastet e rënda ndoshta do të jetë i nevojshëm operacioni.

Ushqimi mund të ketë rol në lirimin nga cistet e vezoreve. Ulja e konsumimit apo eliminimi i tërësishëm i prodhimeve të qumështit, miellit të bardhë dhe ushqimit të përpunuar, apo konsumimi i më shumë pemëve, perimeve me gjethe të gjelbra dhe i pejzave mund të ndihmojë organizmin që t’i shërojë cistat në mënyrë natyrale. Vaji i karafilit të natës (Mirabilis longiflora, Mirabilis jalaba) është i pasur me thartinë yndyrore esenciale dhe me thartinë gama-lonolene, e cila ndihmon në rregullimin e balancimit të hormoneve të cilat i shkaktojnë cistat në vezore.

Simptomat te cistet e parrezikshme janë kryesisht të njëjta. Paraqitet dhimbje në stomak dhe ndjenja e pakëndshme e presionit në zorrën e trashë, apo fshikëz. Po ashtu, paraqitet edhe çrregullimi i ciklit menstrual, si dhe ndjenja e fryrjes dhe çrregullime në tretje.

Përsa i përket diagnostikimit të cisteve, së pari, duhet të bëhet ultrazëri, i cili tregon karakteristikat morfologjike të cistit.
Cistet e thjeshta kanë një gropë dhe një mur të hollë përreth saj dhe tek ato ka shumë pak gjasa që të jenë të rrezikshme. Cistet komplekse kanë disa pjesë, trashja e murit, ndarje dhe çrregullim në përmbajtjen e cistit. Tek këto ekziston dyshimi për tumore të rrezikshëm. Pas kontrollit të parë, mundeni lirisht të bëni ultrazërin trans-vaginal, i cili në detaje tregon strukturën e mitrës, ndërsa ultrazëri trans-vaginal është zgjidhje edhe më e mirë, sepse tregon masa të mëdha dhe mundëson kontrollin e strukturë në gropën e stomakut (veshkat, mëlçinë, lëngjet e lira).

Kurimi tek cistet e thjeshta nuk është i nevojshëm. Tek paraqitja e cisteve tek femrat që janë në menopauzë është e nevojshme të bëhet CA125 (tumor-shënuesi për mitër dhe vezore). Natyrisht, kurimi kryhet sipas shkaktarit. Cistet që janë paraqitur që herët dhe pas gjashtë muajsh terapie ende qëndrojnë, ndërsa janë më të mëdha se 5 deri 10 centimetra, duhet të hiqen në mënyrë kirurgjike. E njëjta vlen edhe për cistet komplekse. Operimet kryhen me metodë kirurgjike laparaskopike dhe klasike. Gjatë shtatzënësisë, për shkak të kontrolleve të ultrazërit, cistet në vezore shpesh vërehen.

Nëse zbulohet ndonjë ciste në shtatzëni, nuk është asgjë për t’u shqetësuar dhe mos bëni panik, përveç në rastet kur janë shumë të mëdha dhe gjenden në vend të papërshtatshëm dhe në këtë mënyrë pengojnë daljen e foshnjës nëpër kanalin e lindjes. Derisa mjeku mendon se duhet pritur për largimin e cistit, atëherë sipas të gjitha gjasave ju do të lindni me prerje cezariane, dhe në këtë rast mjekët do ta largojnë edhe cistin.

Problemi kryesor te gratë me sindromën e vezoreve policistike është shtimi i peshës. Këtyre pacienteve u propozohet që të zvogëlojnë peshën trupore, gjë e cila sjell edhe shumë ndryshime të tjera pozitive. Zvogëlimi i peshës trupore vetëm për 5 për qind, mundet që sërish të rivendosë funksionin e vezoreve gjerësisht ciklet menstruale të shoqëruara me ovulacion. Pesha trupore normale në të njëjtën kohë do të thotë edhe më pak probleme me rritje të kolesterolit, lipideve dhe insulinës. Së bashku me humbjen e peshës, me rëndësi është edhe aktiviteti fizik, mospirja e duhanit, alkoolit, dhe në përgjithësi regjim i rregullt jetese.

Në kuadër të mjekimit të sterilitetit (shterpësisë), problemi kryesor janë ciklet anovulatore. Për këtë qëllim duhet të bëhet stimulimi i ovulacionit, shpesh i shoqëruar me frenim të aktivitetit të hipofizës dhe marrëdhënie seksuale në kohë të caktuar. Shtatzënia ka ndikim shumë pozitiv në sindromën e vezoreve policistike. Problemet e tjera që lidhën me anovulacionin janë gjakderdhjet e çrregullta menstruale, vonesa e menstruacioneve (amenorreja), e cila mund të mjekohet me dhënien e terapisë me gestagjene ose kontraceptivë oralë dhe niveli i lartë i testosteronit, i cili mjekohet me dhënien e barnave antiandrogjenik.

Sindromi i vezoreve policistike mund të trajtohet edhe me rrugë kirurgjike (laparoskopi ose laparotomi), qëllimi kryesor i së cilës është të zvogëlohet vëllimi i vezoreve të rritur dhe në këtë mënyrë edhe uljen e prodhimit të shtuar të hormoneve seksuale mashkullore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori