LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx dërgon 2 persona fatlum për pushim ne Turqi!

Cineplexx dërgon 2 persona fatlum për pushim ne Turqi!

Në javën e fundit të maj-it, Cineplexx në bashkëpunim me Eurokoha organizojnë lojë shpërblyese për eventin e shumëpritur të premierës Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales, ku do t’i dërgojnë 2 persona fatlum për pushim në Turqi me të gjitha shpenzimet e mbuluara.

Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese, e cila fillon me 25 Maj në Cineplexx, ju thjeshtë duhet të blini bileta për filmin Pirates of the Caribbean dhe t’i futni ato në kutinë e lojës shpërblyese e cila do të vendoset në korridor në Cineplexx.

Në shpërblimin për 2 persona në Turqi, janë të përfshira:
• 7 net / Hotel me 5 yje / All Inclusive / Nisja me 15 qershor
• Aviobileta Prishtinë – Antalya – Prishtinë (fluturim direkt)
• Akomodimin në hotel me pansion të plotë
• Transferin aeroport – hotel – aeroport
• Të gjitha taksat e aeroportit

Sa i përket filmit, Johnny Depp (Jack Sparrow) dhe Geoffrey Rush (Captain Barabos) së bashku me piratët e rinjë do të na sjellin aventurën e fundit të Pirates of the Caribbean. Çka e karakterizon këtë film më shumë nga pjesa e fundit, është se Orlando Bloom (Will Turner) dhe Keira Knightley (Elizbeth Swann) do të rikthehen me prezëncën e tyre në pjesën e 5-të të franshizës.

Animated GIF  - Find & Share on GIPHY

Gjatë kësaj nate, do të ketë edhe shpërblime tjera nga Bo Bowling dhe aktivitete të shumta. Eventi fillon nga ora 20:00, ndërsa oraret e filmit mund t’i gjeni Këtu.

HERSCHEL_06051621_2k_p3_R

Biletat për film mund t’i blini çdo ditë në Cineplexx nga ora 14:30. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar