LAJMI I FUNDIT:

Cili është kuptimi i shenjës së raketës në profilin tuaj të Facebookut?

Cili është kuptimi i shenjës së raketës në profilin tuaj të Facebookut?

Rrjeti social më i madh në botë për nga numri i përdoruesve të tij vijon të sjellë risi duke u bashkuar me trendet e fundit të Instagram dhe SnapChat, përmendim këtu storiet në krye të aplikacionit.

Risia më e fundit është një ikonë e vogël në formën e raketës, e cila është shtuar pranë butonit të miqve dhe njoftimeve.


Kjo ikonë ju mundëson të eksploroni faqet e reja dhe përdoruesit e tjerë të Facebook të cilët nuk i keni në listën tuaj aktuale të miqve.

Por, duke e parë se çfarë pëlqeni, Facebook mendon se jeni të interesuar t’i shihni ato. Kjo ikonë është thuajse e njëjtë me atë të “search” në Instagram.

Për momentin kjo ikonë është lëshuar vetëm për disa përdorues të iOS dhe Android.