LAJMI I FUNDIT:

Me cilët tipa të meshkujve NUK duhet të martoheni

Me cilët tipa të meshkujve NUK duhet të martoheni
Young woman on boring dating

A ekzistojnë meshkuj te të cilët duhet mbështetur me çdo kusht, porse lidhja dhe martesa potenciale do të tregohen si frustrimi më i madh? Ka të tillë, ndërkaq secila femër së paku njëherë në jetë ka njohur një tip të tillë.

Në të vërtetë, ndjenja e kënaqësisë shpejt do të mund të shndërrohet në ndjenjë të pakëndshme dhe në ankesa e pakënaqësi, transmeton Telegrafi.

Mësoni për pesë tipa meshkujsh të cilët nuk duhet t’i lejoni të hyjnë në jetën tuaj.

1. Ai që nuk donte të angazhohej në marrëdhënie serioze, derisa të takoi ty
Duket si një ëndërr, apo jo? Djali që ua deklaroi të gjithëve që nuk do të zinte vend kurrë, me askënd, dhe që më pas i hëngri fjalët kur të takoi ty? Problem është se nuk ka rëndësi se sa i mrekulluar është ai nga ty për momentin, kur gjërat të bëhen më pak emocionuese midis jush, ai do të fillojë të ketë dyshime. Ndoshta do ta ndjesh që diçka nuk po funksionon, dhe do të përpiqesh shumë që ti mbash gjërat po aq emocionuese. Të duhet ta takosh këtë djalë, sepse do të të ndihmojë që të njohësh diferencën mes tij, dhe djalit me të cilin do të martohesh. Ai me të cilin duhet të martohesh, duhet të jetë një person që dëshiron të jetë në një marrëdhënie të përkushtuar dhe që do të punojë me ty për të forcuar lidhjen.

2. Mashkulli që njeh gjithë qytetin
Ky është ai që do të të shpëtojë, kur dëshiron të shkosh në atë restorantin e sapohapur, apo kur ke nevojë për një kontakt në një kompani, ku do të çosh rezymenë. Por ki kujdes. Djali është gjithmonë në telefon: duke çuar e-mail-e apo duke iu përgjigjur sms-ve, gjatë darkave, pushimeve, momenteve kur ke nevojë për vëmendje. Dëshira e tij e mirë për të ndihmuar, të qenit i shoqërueshëm, këto janë disa nga cilësitë e tij më të mira…për një shok.

article-2212529-1555E2D7000005DC-191_634x424

3. Mashkulli që i bluan përbrenda, dhe që të ndëshkon me heshtje?
Ai ka kaq shumë cilësi të mrekullueshme. Kështu, dil me të, edhe vetëm nëse mëson mbi rëndësinë e një cilësie tjetër, komunikimit të hapur. Është e lehtë, për të gjithë ne, të qëndrojmë në heshtje dhe të mendojmë se nëse partnerët tanë do të ishin njerëz më të mirë, do ta dinin pse jemi me nerva, pa pyetur përse.

4. Ai që është kaq i dëshirueshëm, sa të gjitha shoqet e tua janë në ekstazë
Shiko se si ndihesh kur hyn në një dhomë bashkë me të. Shiko sytë e miqve dhe të njohurve tek zgjerohen sado pak. Vetëm ke parasysh, mund të jetë e vështirë të ndash ndjenjat e krenarisë dhe gëzimit, që vijnë pasi ke fituar dashurinë e dikujt që është i dëshirueshëm nga shumica me ndjenjat e buta, që janë baza e martesës. Sigurohu që djali që zgjedh, është ai me të cilin do të rrish zgjuar gjithë natën, kur jeni të dy, ai me të cilin adhuron të shpenzosh kohë vetëm.

5. Mashkulli serioz, me sy të bukur, më i vogël se ti, që të adhuron
Ky djalë të ngazëllen me ëmbëlsinë dhe dëshirën solemne për të gjetur dashurinë. Por nuk mund të krijosh, me të, lidhje afatgjata. Jo prej moshës së tij, por sepse adhurimi i njëanshëm shpejt kthehet në idenë që ndjenja s’është e përbashkët. Duke zgjedhur ta lësh të ikë, do të kesh bërë gjënë e duhur, duke vepruar në interesin më të mirë të dy njerëzve, që është pikërisht ajo që të kërkohet kur takon njeriun e duhur, atë me të cilin martohesh. /Telegrafi/