Cilësia e ulët e arsimit, si në institucionet parauniversitare, ashtu edhe në ato universitare, mbetet një ndër shqetësimet kryesore për njohësit e kësaj fushe dhe prindërit e nxënëseve të cilët ndjekin mësimet në shkollat publike të Kosovës. Ata thonë se cilësia e dobët në arsim po rrezikon të ardhmen e Kosovës.
“Reformat e bëra përgjatë viteve në sistemin arsimor, kanë dështuar në tërësi, për arsye të mos përgatitjeve paraprake për të aftësuar njerëzit që do të bëjnë zbatimin e atyre reformave”, bën të ditur eksperti i çështjeve të arsimit Halim Hyseni. “Ata të cilët janë marrë me reforma nuk kanë qenë njerëz të cilët kanë pasur njohuri të mjaftueshme të teorisë së ndryshimeve në arsim dhe janë udhëhequr nga mendja e pashkolluar … Në këto reforma nuk janë përfshirë mësimdhënësit e Kosovës. Në këto ndryshime nuk kanë qenë të përfshirë nxënësit, prindërit, si dhe ekspertë të arsimit vendor”.
Problem tjetër që ka bërë që Kosova të ketë nivel të ultë të cilësisë në arsim, sipas Halimit, është edhe politizimi i arsimit, infrastruktura e dobët, e cila nuk krijon mundësi që të dilet nga ky kaos.
Çështja e cilësisë së arsimit, thotë Hyseni për Radio Evropa e Lirë, duhet të shtrohet si çështje edhe në Kuvendin e Kosovës, si dhe formimi i një komision nacional për ndryshime në arsim.
Në anën tjetër, reformat e bëra në sistemin arsimor edhe nga prindërit e nxënësve në Kosovë shihen si të dështuar. Cilësia e arsimit, vlerësojnë ata, ende ka mbetur nën nivelin e dëshirueshëm.
Albana Nikqi, nënë e një nxënësi që ndjek mësimet në një shkollë publike në Kosovë, tregon për REL se aspak nuk është e kënaqur me nivelin arsimor.
Reformat ë bëra gjatë këtyre viteve, thotë ajo, nuk kanë ndikuar në ngritjen e nivelit të cilësisë në arsim. Megjithatë, Nikqi shpreson se me disa ndryshime që pritet të ndodhin gjatë këtij viti në sistemin arsimor, do të ketë përmirësime.
“Po shpresoj që me planprogramin e ri, i cili ende nuk ka filluar të zbatohet në shkollat tona, do të eliminohen disa gjëra të tepërta, që janë në librat e fëmijëve tanë dhe disa lëndë që janë tepër për moshën e tyre”, shprehet ajo.
Mirëpo, ndryshe nga vlerësimet e këtyre të fundit shprehen zyrtarë të Agjencisë për Akreditim e Kosovës, agjenci kjo e cila vlerëson cilësinë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.
Basri Muja, nga kjo agjenci, tregon se që nga paslufta, arsimi i lartë në Kosovë ka kaluar nëpër disa faza. Kosova, tregon ai, është ndër vendet e para e cila ka filluar të zbatojë reformën që ka dalë nga deklarata e Bolonjës.
Sipas tij, në fillim të zbatimit të reformave në arsim ka pasur probleme dhe defekte, por që me kalimin e kohës janë bërë ndryshime në të mirë të arsimit në Kosovë.
“Nga viti 2008 është vërejtur një përmirësim përmbajtjesor, si tek institucionet private ashtu edhe publike. Kjo ka pasur të bëjë me përmirësimin e vazhdueshëm të planprogrameve të tyre. Mund të them të se të gjitha planprogramet që janë në aplikim në Kosovë janë të krahasueshme me ato të institucioneve arsimore më prestigjioze evropiane”, bën të ditur Muja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert