LAJMI I FUNDIT:

Cilave femra nuk u ofrohen meshkujt

Cilave femra nuk u ofrohen meshkujt

Në filma meshkujt rregullisht u ofrohen vajzave nëpër kafene. Në jetën reale kjo është diç më ndryshe, ndërsa gjithnjë e më shumë femra ankohen pse meshkujt më nuk po u ofrohen.

A i keni bërë ndonjëherë vetes pyetje përse meshkujt nuk ju ofrohen?

Ja disa arsye kryesore, transmeton Telegrafi.


Në grup me shoqe

Meshkujt e dinë që nuk u është e këndshme kur duhet t’i ofrohen ndonjë vajze, e cila tërë mbrëmjen nuk ndahet nga “grupi” i mikeve të saj.

Buzëqeshja

Femrat të cilat kurrë nuk buzëqeshin, nuk janë fare joshëse, sado që mund të jenë të bukura.

Celulari

Ajo që meshkujt më së shumti i largon nga ju është ai aparati i vogël të cilin femrat e nxjerrin nga çanta dhe e kontrollojnë çdo pesë minuta. E para, kjo sjellje është tepër irrituese dhe tregon që keni humbur kontaktin me botën reale. E dyta, lë përshtypje që keni dikë, andaj vazhdimisht jeni duke komunikuar me të.

Vathë të mëdhenj

Si duket, meshkujt vërejnë çdo detaj, andaj kanë zbuluar se është më pak e sigurt që do t’i ofrohen vajzës e cila ka vënë vathë më të mëdhenj se veshët.

Buzëkuqi

Femrat i adhurojnë buzëkuqtë, meshkujt jo. Posaçërisht ata ngjyrë vjollce, të kuqe, roze. Ndërkaq, ato nuancat natyrore me siguri nuk i vërejnë.

Alkooli

Edhe shishja e verës në tavolinë nuk paraqet problem, nëse pihet me maturi. Pirja e alkoolit “me trimëri”, përkatësisht sjellja më e lirë se sa duhet, paraqet karton të kuq për meshkujt.

Pamaturia

Fjalën e kemi te grimi, te fustanet tepër të shkurtra dhe te gjërat e ngjashme. Ajo që kthejnë kokën nga ju, nuk është e thënë patjetër që të jeni edhe joshëse. /Telegrafi/