LAJMI I FUNDIT:

Cilat ushqime e luftojnë lodhjen pranverore?

Cilat ushqime e luftojnë lodhjen pranverore?

Mungesa e përqendrimit, lodhja e vazhdueshme, mpirja e gjymtyrëve dhe dëshira për të mos u çuar nga shtrati janë disa prej simptomave të asaj që njihet ndryshe si lodhja pranverore.

Për të luftuar këtë gjendje ju duhet të hiqni dorë nga zakonet e këqija të ushqyerjes si mënjanimi i vakteve, ushqimet e shpejta. Po ashtu ju duhet të konsumoni ushqimet e mëposhtme:

Drithërat integrale sigurojnë një gjendje të mirë në stomak, për shkak se janë të pasura me fibra dhe gjithmonë krijojnë ndjesinë e ngopjes.

Perimet më të mira janë ato të stinës nuk duhet të mungojnë kurrsesi në tryezë, si bishtajoret, të cilat falë proteinave që përmbajnë ju japin shumë energji.

Shpargu ka efekt detoksikues dhe ju ndihmon të ndiheni sa më lehtë gjatë gjithë ditës. Karakteristikë e kësaj bime është aftësia e tij hidratuese. Sa më shumë shparguj, aq më pak nevojë për ujë do të keni.

Farat chia jo vetëm që mund të përdoren me gjithçka, por janë edhe të pasura në vlera ushqyese. Ato përmbajnë fibër, kalcium dhe magnez, që është shumë i rëndësishëm për furnizimin me energji të trupit tënd.

Një racion spinaq ka përbërësin kryesor që kontribuon në rritjen e nivelit të energjisë: hekurin. Hekuri është kyç për prodhimin e adenozinë-trifosfatit, burim energjisë për trupin tuaj.

Një grusht fara kungulli është gjithçka që ju duhet për një dozë të mirë hekuri dhe magnezi. Një grusht fara kungulli përmban 74 miligram magnez, gati 19 për qind të vlerës që rekomandohet të merret çdo ditë, dhe pesë gramë proteinë, gati 10% të vlerës së rekomanduar.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori