LAJMI I FUNDIT:

Cilat modele këpucësh mund të zgjedhësh për festa?

Cilat modele këpucësh mund të zgjedhësh për festa?

Këpucët janë pika e dobët e femrave, ndaj edhe në raste të veçanta duhet të dish t’i zgjedhësh për të qenë e plotësuar me pamjen tuaj.

Ja ҫfarë këshillon dizajneri dhe stilisti i modës, Niko Komani.

Në këtë prag festash, me këpucët duhet të guxosh më shumë. Sigurisht, këto lloj këpucësh ndryshojnë shumë nga përditshmëria, por po ashtu, ndryshojnë edhe nga veshja e eventeve të tjera që mund të kesh gjatë vitit. Janë më elegante, më atraktive, më stil. Në fund të fundit, janë më festive.

Kështu, në mbrëmjet festive duhet të guxosh më shumë me stilin e këpucëve dhe të zgjedhësh këpucë me xixa dhe me aksesorë, ndonjëherë edhe të ngarkuar, shkruan revistaclass.

Aksesorët në këpucë kompletojnë pamjen përfundimtare, ndaj nëse ke zgjedhur kombinime minimale të veshjes për mbrëmjet festive, atëherë një palë këpucë “aksesorë” do të ishte zgjedhja ideale.

Po ashtu, për mbrëmjet e fundvitit mund të zgjedhësh çizme apo gjysmë çizme. Janë trendi i momentit për festa, sidomos ato që janë të ngarkuara me xixa. Veshje ideale dhe shumë stil do të të jepte një kostum me çizme të shkurtra./Telegrafi/