0Shares

Nuk ka rëndësi se çfarë pune bën dhe në ç’kompani punon — inxhinieri, mjekësi, media, edukim, dizajn, etj. — marrëdhëniet epror – vartës janë gjithmonë të ndërlikuara.

Shefi është ai që mban gjithmonë shënime dhe, ç’është më e bukura, nuk t’i tregon asnjëherë. Janë disa pika kyҫe të cilat, sado bujarë, tolerantë apo demokratikë qofshin, shefat i vënë re gjithmonë. Mos harro se është një sy i hapur që të vëzhgon në ҫdo kohë.

Të pëlqejnë ose jo, më poshtë janë disa pika që duhet t’i vësh re dhe…. puno shumë 5 ditë në javë!

Orën kur vjen në punë
E fillon punën në orën 8, në 9 apo 10? Kultura të ndryshme pune e nisin ditën e punës në orë të ndryshme (madje disa zyra nuk kanë një orë fikse), por nëse e nis mëngjesin në 11:30, atëherë ky është vërtet problem. Hidh një sy nga kolegët dhe shko në punë në të njëjtën kohë me ta.

. . . . dhe orën kur ikën nga puna
Edhe një herë, ndoshta nuk ke një orar fiks pune 9 me 5, por reflekto ҫdo ditë për punën që bën dhe orën kur e lë. Ikën para kolegëve të tu? Pas? Apo varet? Thjeshtë sigurohu të mos largohesh më herët nga puna nga e hëna në të premten.

Si e përdor teknologjinë
A merr telefonata pune në iPhone apo po bisedon në chat për të dalë në darkë? Fokusi kryesor gjatë orarit të punës është edhe mënyra se si e përdor teknologjinë në orarin e punës, këshillon revista class. Limito Facebook-un dhe gjithçka tjetër personale.

2c99e4d7dbcaf94a4589cb4bcdf0c4ff

Mënyrën se si vishesh
Mënyra se si e prezanton veten është shumë e rëndësishme në punë – dhe gjithmonë do të jetë. Stili i veshjes në punë, por edhe respektimi i kodit (për ato vende pune që e kanë) është një pikë kyҫe që përcakton seriozitetin. Disa zyra janë totalisht të lirshme në stil, ndërkohë që të tjera shumë strikte për të respektuar kodin. Kjo është një pikë tjetër e rëndësishme për të cilën duhet të kesh kujdes.

Fjalët që përdor
Kjo është një çështje bazike, sepse asnjëherë nuk duhet të shpërthesh ndaj kolegëve të punës, brenda apo edhe jashtë zyrës. Shumë punonjës janë të prirur të krijojnë shpesh situata konfiktuale, ngrenë zërin dhe thonë fjalë të pahijshme. Mos harro se shefi mban gjithmonë shënime për këtë pjesë dhe një ditë… për ty mund të mos mbajë më.

Si përshtatesh me ambientin e punës
Sa mësohesh me ndryshimet dhe me të rejat që të ofrohen në vendin e punës? Je natyrë e përshtatshme apo nuk të pëlqejnë ndryshimet? Nëse je e re në punë, shanset janë që të jesh në qendër të vëmendjes. Këshilla më e mirë është të presësh ngjarjet e punës dhe të qëndrosh afër punonjësve me eksperiencë më të gjatë për të përfituar dhe për t’u përshtatur më mirë.

Si e menaxhon kohën
E fundit, por jo më pak e rëndësishme – je një menaxhere e mirë e kohës? A i bën gjërat në kohën e duhur apo neglizhon? A ecën paralelisht me stafin apo je pas tij? Është shumë e rëndësishme t’u japësh prioritet gjërave më të rëndësishme dhe të vendosësh kohë për to. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)