LAJMI I FUNDIT:

Cila është mosha më e mirë dhe më e keqe për tu martuar?

Cila është mosha më e mirë dhe më e keqe për tu martuar?

Me siguri e keni dëgjuar shprehjen se aq më të vjetër që jeni kur martoheni, aq më shumë mundësi keni të qëndroni të martuar – pra të mos shkurorëzoheni.

Sipas hulumtimeve të fundit, thuhet se mosha më e mirë për tu martuar është mes moshave 28 dhe 32 vjet, nëse veç dëshironi ta shmangni divorcin, transmeton Telegrafi.


Sipas këtij studimi, martesa në këtë moshë është më pak e rrezikshme për divorc sesa të martoheni pas moshës 35 vjet.

Nicholas Wolfiner, sociologu i cili ka analizuar të dhënat gjashtëvjeçare të disa familjeve, thotë se çiftet që martohen si adoleshentë kanë 38 për qind rrezik të shkurorëzohen pas pesë viteve martesë.

Ndërsa, rreziku për personat që martohen në moshën 20-250 vjet është 27 për qind.

Më së paku rrezik për divorc kanë çiftet që martohen mes moshës 30 deri në 34 vjet. /Telegrafi/