LAJMI I FUNDIT:

Cila është mosha e duhur për të lindur fëmijë?

Cila është mosha e duhur për të lindur fëmijë?

Nuk ka shumë kohë prej që Janet Jackson, 50 vjeçare, e ka lindur fëmijën e saj të parë, duke nxitur debat rreth moshës ideale për tu bërë nënë.

Ka shumë komplikime të cilat shfaqen te gratë që lindin mbi moshën 35 vjeçe. Ndër këto komplikime është edhe gjakderdhja, dhe, në raste të rralla, edhe aborti, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, një studim i ri i kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore ka zbuluar se lindja fëmijës pas moshës 35 vjeçare mund të jetë mosha ideale për nënën.

Hulumtuesit, pas studimit të 830 grave, kanë zbuluar se gratë të cilat kishin lindur fëmijë pas moshës 35 vjet kishin pasur memorie dhe aftësi më të mira njohëse. /Telegrafi/