Zakonisht qeshim për shkak se diçka është argëtuese dhe tërheq vëmendjen, mirëpo ndonjëherë edhe sulmi i të qeshurit mund të jetë simptomë serioze mjekësore
Hulumtimet tregojnë që vetëm në një prej pesë rasteve qeshja ka të bëjë me humorin. Kur qeshim me qëllim apo shumë herë pa kurrfarë arsyeje, në pah del qeshja patologjike.
Kjo është shenjë e gjendjes së rrënuar shëndetësore dhe e ndikimit në sistemin nervor, ndërkaq shkencëtarët po merren seriozisht me këtë fenomen.
Qeshja patologjike zakonisht nuk është e lidhur me humorin, gjendjen e mirë shpirtërore apo me cilëndo formë të shfaqjes së lumturisë, transmeton Telegrafi.
Truri dërgon sinjale të cilat kontrollojnë veprimet të cilat i bëjmë, të pavetëdijshme sikur frymëmarrja, por edhe me vullnet sikur ecja apo qeshja.
Kur ato sinjale dështojnë për shkak të kushteve siç janë çekuilibri kimik, parregullsitë gjatë lindjes, mund të shkaktojnë qeshje të pazakonshme.
Kirurgët dhe neurologët u ndihmojnë njerëzve të cilët kanë tumore apo fshikëza në tru. Me heqjen e tyre eliminohet edhe presioni në ato pjesë të trurit të cilat shkaktojnë sulmet e të qeshurit.
Sulmi akut në tru gjithashtu mund të jetë njëri ndër shkaktarët.
Qeshja është njëra ndër simptomat e Sindromës së Angelmanovit dhe Turetovit.
Sindroma e parë është çrregullim i rrallë i kromozomeve i cili ndikon në sistemin nervor. Njerëzit të cilët vuajnë nga kjo sindromë nuk mund të flasin dhe shfaqin sjellje të lumtura apo të shqetësuara”.
Sindroma e dytë (e Turetovit) është çrregullim neurobiologjik dhe shërimi zakonisht nuk është i nevojshëm nëse nuk çon në ndërprerje të aktiviteteve të përditshme. Ilaçet dhe psikoterapia mund t’u ndihmojnë pacientëve që të kontrollojnë ndikimin e tyre.
E gjithë kjo disi nuk do të thotë që duhet të mos bëjnë shaka, të mos shoqërohen dhe të caktohet kontroll te mjeku, por e kundërta.
Qeshja dhe sëmundja shpesh përmenden së bashku, madje kryesisht në diskutimet mbi aspektet pozitive të cilat kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve.
Qeshja çliron bllokadat në fushën energjike, tajit endorfinë, ndihmon në ndërtimin e karakterit, kur qeshemi “në llogari vetjake”, përvoja dhe përjetimi i situatave në të cilat gjendemi bëhen të ndryshme.
Favoret e qeshjes janë të shumta, në këtë nuk ka dyshim, dhe qeshja është investim i mirë i përditshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE