Cila është koha më e mirë për të pirë qumësht: Në mëngjes apo në mbrëmje?
Sipas Ayurveda, qumështi konsiderohet pjesë thelbësore e trupit dhe duhet të jetë pjesë e rëndësishme e dietës të çdo personi
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë ta konsumoni qumështin e nxehtë në përditshmëri, pasi që përmban vitamina të ndryshme, acid nicotinik, kalcium, fosfor, kalium, natrium, etj.
Sidoqoftë, sa i përket konsumimit të qumështit ekzistojnë shumë argumente ku thuhet se nëse qumështi konsumohet në mëngjes kjo do të na bëj ne më aktiv gjatë tërë ditës. Ndërsa nëse konsumohet në mbrëmje, qumështi do e qetëson mendjen dhe e përmirëson kualitetin e gjumit, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, për këtë çështje ekspertët shëndetësorë kanë një përgjigje të duhur.
Konsumimi i qumështit në mëngjes
Nuk është e rekomandueshme të konsumohet qumështi në mëngjes, pasi që është shumë i rëndë për t’u tretur.
Konsumimi i qumështit pas dreke
Konsumimi i qumështit pasdite sjell forcë tek personat në moshë, gjithashtu ndihmon në lehtësimin e disa sëmundjeve mjekësore si kalkuli urinar apo gurët.
Konsumimi i qumështit pasdite
Konsumimi i qumështit në këtë kohë është shumë i mirë për shëndetin e syve.
Konsumimi i qumështit gjatë natës
Siç duket, koha më e mirë për ta konsumuar qumështin është gjatë natës për shkak se zvogëlon lodhjen dhe është shumë i mirë për të përmirësuar kualitetin e gjumit.
Prandaj, konsumimi i qumështit gjatë natës e përmirëson kualitetin e gjumit për shkak të disa arsyeve:
– Qumështi e ndihmon procesin e gjumit për shkak se përmban amino acidin triptofan, e që ndihmon në rritjen e melatoninës (i njohur si hormoni i gjumit).
– Qumështi është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, e kalciumi është tejet i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave.
– Proteinat e gjendura në qumësht i ndihmojnë ata që përpiqen të fitojnë masë të muskujve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi