LAJMI I FUNDIT:

Cila është më e shëndetshme dhe më efektive: shiriti vrapues (treadmill-i) apo vrapimi përjashta?

Cila është më e shëndetshme dhe më efektive: shiriti vrapues (treadmill-i) apo vrapimi përjashta?

Përderisa moti së shpejti do të fillojë të jetë i nxehtë dhe stina e bikineve është afër, shumë njerëz janë duke kërkuar ta formësojnë trupin. Por, për ata të cilët preferojnë të vrapojnë, ende ekziston pyetja e kamotshme: a është më mirë të vraponi përjashta në mot të ftohët dhe me shi, apo të shkoni në palestër dhe të vraponi në shiritin vrapues? A është njëra nga këto dy opsione më e mirë se tjetra?

Siç duket, ekzistojnë disa dallime mes këtyre dyjave:


Energjia
Një studim ka zbuluar se vrapuesit fitojnë më shumë energji kur vrapojnë në ambient të hapur sesa në palestër, dhe vrapimi përjashta është thuajse i barabartë me vrapimin në shirit kur e keni nivelin e pjerrësisë 1 për qind, transmeton Telegrafi.

Vlen të ceket se kjo energji të cilën e fitoni duke vrapuar përjashta vjen nga rezistenca e ajrit.

Shpejtësia
Shkencëtarët tregojnë se shiritat vrapues mund të jenë duke jua ngadalësuar shpejtësinë, dhe një tjetër studim ka treguar se vrapuesit e mbivlerësojnë shpejtësinë e tyre gjatë kohës që vrapojnë në shirit vrapues. Sipas tyre, në ambiente të hapura ju mund të vraponi më shpejt dhe më gjatë, pasi që shikimi i objekteve përreth nesh ndikon në perceptimin tonë të shpejtësisë.

Lëndimet
Vrapimi përjashta përfshin rreziqe të ndryshme, duke filluar nga ajri i ndotur, aksidentet me veturë apo edhe sulme nga nxehtësia. Sidoqoftë, shiritat vrapues e kanë një rrezik të përbashkët: ata mund të shkaktojnë dëme të nyejve dhe ligamenteve.

Shëndeti mendor
Studimet kanë treguar se vrapimi përjashta ju bën të ndjeheni më pozitivë, gjë që rrjedhimisht e bën vrapimin në ambiente të hapura më të shëndetshëm sesa vrapimin në palestër. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Bëje vet
Kalo në kategori