LAJMI I FUNDIT:

Çifti i thjeshtë i Big Brother me historinë që prek secilin në zemër

Çifti i thjeshtë i Big Brother me historinë që prek secilin në zemër

Ejona ka lindur në qytetin e Beratit. Ajo ishte vajza e vetme e familjes. Në moshën 3-vjeçare, Ejona humbet babain e saj për shkak të leuçemisë. Jeta për të u bë edhe më e vështirë pasi mamaja Mimoza sëmuret rëndë kur Ejona ishte vetëm 8 vjeç.

Duke mos pasur shpresa, mamaja e le Ejonën si amanet tek halla e saj dhe pas një viti humbet jetën. Familja e re e priti Jonën si vajzën e tyre duke i dhuruar vetëm dashuri dhe ngrohtësi. Prindërit jobiologjikë të Ejonës janë Pranvera dhe Luan Tabaku dhe motra e saj eshte Esmeralda.

Në moshën 14-vjeçare Jona diagnostikohet me kancer. Pas shumë kimioterapive ajo arrin ta mposhtë sëmundjen.

Pavaresisht gjithë vuajtjeve, Jona është një njeri pozitiv.

Ademi është rritur në një familje të thjeshtë të Beratit. Ka qenë gjithmonë një djalë i dashur dhe i pastër, por nuk ka pasur mundësi të mëdha ekonomike. Momentin më të dhimbshëm të jetës ai kujton kur babai i tij pëson një parainfarkt dhe operohet nga zemra.

Në moshën 16-vjeçare, Jona njohu Ademin, dashurinë e saj të parë dhe të vetme. Jona e ka pëlqyer Adin që në momentin e parë që e ka parë. Lidhja e tyre rrodhi natyrshëm pa deklarata të mëdha. Para 2 vitesh ata bëhen me një djalë dhe e quajnë Artur, si babain e Jonës. Para 7 muajsh Jona ka humbur edhe babain e saj të dytë.

Ata janë fejuar dhe janë martuar në të njëjtën ditë, pasi në ditën e fejesës Jona vendos të veshë fustanin e bardhë pa i thënë askujt. Në ditën që Jona kishte zgjedhur fustanin e dasmës dhe do i tregonte gjyshit foton, merr lajmin se ai ka ndërruar jetë, pikërisht 40 ditë para fejesës së saj. Prandaj ajo realizon dëshirën e tij të fundit, që Jona të martohej. Janë një çift i bashkuar dhe i lumtur, të cilët ëndërrojnë të jenë fitues të Big Brother.

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori