LAJMI I FUNDIT:

Çifti që ndërtoi kështjellën e ëndrrave… mbi katër rrota (Foto)

Çifti që ndërtoi kështjellën e ëndrrave… mbi katër rrota (Foto)

Sa nga ju keni ëndërruar të jetoni në një pallat përrallor apo ta udhëtoni të gjithë botën?

Një familje nga Zelanda e Re – Justin, Jola dhe djali i tyre Piko, kanë gjetur një mënyrë për t’i bërë të dyja këto duke e ndërtuar një kështjelle në një kamion të vjetër, transmeton Telegrafi.


2800955-11111-1000-1467137094

Familja udhëton shpesh, prandaj kishin dashur që në çdo vend që shkojnë të ndjehen sikur në shtëpinë e tyre. Siç duket, ia kanë arrit qëllimit, apo jo?

Këtë “kështjellë” ata e ndërtuan me duart e tyre dhe ajo funksionon me ndihmën e baterive diellore.

Screenshot_2

Dhoma e mahnitshme e fjetjes gjendet në maje të kamionit, menjëherë mbi ulëset e shoferit dhe pasagjerit.

2799805-4-1000-1467137094

Përderisa udhëtojnë përgjatë Zelandës së Re dhe më gjerë, kjo familje vazhdimisht është duke e përmirësuar kështjellën mbi rrota për ta bërë një shtëpi e cila do të zgjasë tërë jetën. /Telegrafi/

Screenshot_4 Screenshot_5 Screenshot_6