0Shares

Në Britaninë e Madhe, shërbimet sociale janë detyruar që të ndërhynin për të zhvendosur nga balta një çift, i cili jetonte në një kasolle me bagëti.

Kate Burrows dhe partneri i saj Alan, ndërtuan me mjete rrethanore banesën e tyre mes pemëve, baltës dhe kallamishteve në Devon.

Kate dhe Alan kanë shtuar se zgjedhja e tyre për të jetuar si në mesjetë nuk ishte aspak e detyrueshme. Çifti ka shtuar se të dy janë alergjikë nga jetesa në një shtëpi normale dhe nga luksi modern.

“Kjo është jeta jonë! Kjo është shtëpia jonë! Njerëzit duhet të mësohen me këtë sepse unë nuk mund të rikthehem dhe të sëmurem sërish”, thotë Kate, transmeton shekulli.

Lidhur me këtë, autoritetet shëndetësore dhe sociale britanike janë shprehur se, “çifti është i sëmurë dhe në pamundësi për t’i vënë një emër sëmundjes së tyre, e quan “MCS” (Medically unexplained condition, shqip: gjendje e panjohur shëndetësore)”.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)