LAJMI I FUNDIT:

CIA ka publikuar dokumente se si serbët kanë marrë minerale të vlefshme në Osllomej të Kërçovës (Dokument)

CIA ka publikuar dokumente se si serbët kanë marrë minerale të vlefshme në Osllomej të Kërçovës (Dokument)

Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar me miliona dokumente të klasifikuara që shkruajnë informacione sekrete për të gjithë shtetet e botës dhe një ndër ta është edhe ish-Jugosllavia.

Telegrafi Maqedoni më herët publikoi lajmin për planet e Rusisë për të krijuar një shtet maqedono-shqiptarë në Ballkan që pastaj do të bashkangjitej me Shqipërinë. Këtë plan Rusia e kishte bërë, duke e marrë parasysh edhe dobësinë e federatën e Jugosllavisë.


Sipas CIA-s, Rusia deshi të krijojë shtet shqiptaro-maqedon në Ballkan (Dokument)
Lexo po ashtu Sipas CIA-s, Rusia deshi të krijojë shtet shqiptaro-maqedon në Ballkan (Dokument)

Tani, publikojmë një dokument për ”Brigadën e 125 të këmbësorëve në Kërçovë” ku në mes tjerash flitet për një vend në veri të Kërçovës ku një brigadë serbe kishte kontrolluar qytetin dhe kishte një vend ku dyshohej të ketë ar dhe metale të çmuara.

”Brigada e 125” ishte e udhëhequr nga koloneli sllav Ljubomir Naprta që vinte nga Beogradi.

Kjo brigadë ka pasur detyrë që të kontrolloj një vend të pasur me metale me vlerë. Bëhet fjalë për një grup të 120 ushtarëve që kontrollohej nga kapiteni Dragomir Osegovic.

Ky grup ka qenë i armatosur deri në dhëmbë, për atë kohë me shumë armë të reja.

Kjo brigadë ka qenë e udhëhequr nga qendra në Manastir e cila kishte të gjithë logjistikën e nevojshme për të luftuar me javë nëse do të kishte nevojë, për të mbrojtur vendin që ruanin.

Bëhet fjalë për 100 milion tonë minerale të çmuara që atëherë janë gjetur në minierën e Osllomejt në Kërçovë.

Në një dokument tjetër, poashtu nga Central Intelligence Agency (CIA), raportohet për një lajm të gazetës kroate ”Vjesnik” me titull ”Janë zbuluar pasuri natyrore; zgjerohet plani për kërkim.”

Shkrimi i ”Vjesnik” në mes tjerash thotë se trekëndëshi Zletovë, Kratovë dhe Kërçovë ka qenë një pikë e rëndësishme për shtetet e ish-Jugosllavisë.

Për këtë, deri në vitin 1959 ky vend është siguruar nga policia dhe ushtria serbe./Telegrafi/