LAJMI I FUNDIT:

Churkin ishte kundërshtar i Kosovës – momenti kur provoi t’ia ndalë fjalën Ministrit Hoxhaj (Video)

Churkin ishte kundërshtar i Kosovës – momenti kur provoi t’ia ndalë fjalën Ministrit Hoxhaj (Video)

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara,Vitaly Churkin ka vdekur në moshën 64 vjeçare.

Churkin njihej për qëndrimet e ashpra anti-kosovare. Madje, ai në vitin 2013-të në selinë e Kombeve të Bashkuara, në New York kishte zbrazur mllefin ndaj Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.


Kur Hoxhaj po i adresohej mediave, Churkin kishte ndërhyrë.

“Nuk ke të drejtë të jesh aty dhe të flasësh pa prezencën e UNMIK-ut”, kishte thënë ai.

“Nuk mendoj kështu”, ishte përgjigjur Hoxhaj që pasi kishte përfunduar adresimin e tij, ishte nisur drejt Churkinit dhe i kishte zgjatur dorën, transmeton Klan Kosova.

Churkin më pas kishte thënë për gazetarët kosovarë se ishte thjesht një këshillë miqësore.