0Shares

Mbrojtësi i Interit, Cristian Chivu, mezi po e pret përballjen kundër Romës të dielën, duke u shprehur se ata po shkojnë në Olimpico për fitore.

“Do të shkojmë në Romë për ta fituar ndeshjen sepse është shumë e rëndësishme t’i marrim tri pikët. Ata janë në formë të mirë, por ne duam të ngjitemi sa më lartë në tabelë”.

“Roma nuk është e lehtë për t’u mposhtur sepse ata sulmojnë shumë. Ata kanë lojtarë që gjithmonë arrijnë ta bëjnë pasimin e duhur në kohën e duhur”, ka thënë Chivu për La Repubblica. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)