LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet teston Corvette ZR1 që lansohet gjatë vitit të ardhshëm (Video)

Chevrolet teston Corvette ZR1 që lansohet gjatë vitit të ardhshëm (Video)

Në pistën e testimit të Laguna Caka që ndodhet në Shtetet e Bashkuara, është parë duke lëvizur modeli Corvette ZR1.

Deri më tani, prodhuesi amerikan Chevrolet, vetëm kishte thënë se do të jetë një super-makinë që lansohet më 2018, por nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë, transmeton Telegrafi.


Por, reporterët që merren me zbulimin e makinave para se të lansohen, ia kanë dalë ta filmojnë nga një largësi e konsiderueshme.

Me gjithë distancën dhe shtresat për kamuflazh, është parë se bëhet fjalë për ZR1, megjithëse ngjanë shumë me modelin e mëparshëm ZO6.

Duke marrë parasysh strukturën, linjat aerodinamike, krahun në pjesën e pasme dhe zërin që ka lëshuar, mund të thuhet se kjo makinë është shumë e shpejtë. /Telegrafi/