LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ndërhyn, dëshiron ta marrë Manolasin

Chelsea ndërhyn, dëshiron ta marrë Manolasin

Mediat italiane spekulojnë se Chelsea është duke tentuar që të dështojë marrëveshjesn e Zenit St. Petersburg për Kostas Manolas.

Mbrojtsi i Romës ishte afër një kalimi te Zeniti dhe madje shkoi për t’i kryer testet mjekësore para kalimit në Rusi.


Megjithatë raportohet se greku dëshiron që paga e tij të definohet në euro dhe jo në monedhën ruse.

Lajmet e fundit rreth transferimeve
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Premium Sport shkruan se Blutë e Londrës janë duke tentuar të shfrytëzojnë rastin dhe në mënyrë bombastike të realizojnë transferimin e Manolas.

Roma ka pranuar një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Zeniti, kështu që klubi anglez do të duhet që të bëjë një ofertë në lartësi të njëjtë dhe të pajtohet me lojtarin. /Telegrafi/