LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mposht Southamptonin, një hap afër titullit (Video)

Chelsea mposht Southamptonin, një hap afër titullit (Video)

Chelsea ka shënuar fitore kundër Southamptonit me rezultat 4-2.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Antonio Contes, ku kaluan në epërsi pas 5 minutave lojë.


Ishte Edne Hazard që shënoi një gol të bukur, pas një asistimit të saktë të Diego Costas.

Por mysafirët reaguan shpejtë. Oriol Romeu barazoi rezultatin në minutën e 25-të. Spanjolli mori një top në zonë dhe shënoi nga afër. Mbrojtja e Chelseat ishte e përgjumur në ato raste.

Kur pritej qe pjesa e parë të mbyllej baras, Chelsea insistoi shumë në minutat shtesë.

Një harkim i bukur në zonë nga Kante, shkoi në kokën e Alonsos i cili asistoi në qendër për Cahill që shënoi për 2-1.

Në pjesën e dytë Chelsea e menaxhoi lojë dhe e kërkoi golin e qetësisë.

Nuk voni shumë dhe erdhi. Ishte minuta e 54-të kur një harkim i bukur i Fabregasit shkoi në kokën e Costas që shënoi për 3-1.

Ky ishte goli i 50-të i Costas në Ligën Premier.

Në minutat në vijim Blutë e Londrës kishin edhe disa raste, por që nuk u konkretizuan.

Në minutën e 85-të në lojë u fut edhe John Terry që nuk kishte luajtur që nga nëntori i viti të shkuar. Ai u prit me shumë duartrokitje nga tifozët vendas.

Krejt në fund Costa shënoi golin e dytë personal pas një aksioni të bukur të londinezëve.

Mysafirët zbutën rezultatin në kohën shtesë me Bertrant, për 4-2.

Chelsea pas kësaj fitoreje arrin në kuotën e 78 pikëve, shtatë më shumë se Tottenhami që ka një lojë më pak. /Telegrafi/