LAJMI I FUNDIT:

Chapecoense, përralla si ajo e “hirushes” që sot përfundoi në tragjedi

Chapecoense, përralla si ajo e “hirushes” që sot përfundoi në tragjedi
Klubi brazilian që sot humbi jetën

Ngritja e pabesueshme e ekipit brazilian të futbollit Chapecoense pati një fund tragjik, pas aksidentit ajror në Kolumbi që i kushtoi jetën pjesës më të madhe të skuadrës.

Raportet e autoriteteve kolumbiane flasin për vetëm tre lojtarë të mbijetuar nga aksidenti në afërsi të qytetit Medelin. Në avion, mes 72 pasagjerëve gjendeshin lojtarë, anëtarë të stafit dhe gazetarë.


Autoritete kolumbiane konfirmuan se mbrojtësi Alan Ruschel dhe portieri i dytë Jackson Follman kanë mbijetuar, ndërsa raportohet se edhe një mbrojtës tjetër, Heilio Nieto ka mundur të shpëtojë.

Këto janë klubet që iu ndodhi e njëjta tragjedi si e Chapecoenses (Foto)
Lexo po ashtu Këto janë klubet që iu ndodhi e njëjta tragjedi si e Chapecoenses (Foto)

Gjithashtu mësohet se Danilo, portieri i parë i ekipit, u nxor i gjallë nga avioni, por ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Ekipi i Chapecoenses po fluturonte drejt qytetit Medelin për t’u përballur të mërkurën me skuadrën Atletico Nacional në ndeshjen e parë të finales së Kupës së Amerikës Latine, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në këtë kontinent, i barasvlershëm me Ligën e Evropës.

Në vitin 2009, Chapecoense luante në kategorinë e katërt të Brazilit, por në vitin 2014 u ngjit në kategorinë e parë dhe me sukseset e njëpasnjëshme u cilësua si mishërimi i historisë së “hirushes” në futboll, një përrallë fatkeqësisht me një fund tragjik.

Trajneri i Chapecoense: Nëse sot do të vdisja, do vdisja i lumtur
Lexo po ashtu Trajneri i Chapecoense: Nëse sot do të vdisja, do vdisja i lumtur

Solidariteti i botës së futbollit ishte i madh, duke nisur me rivalët kolumbianë të Atletico Nacional, të cilët kërkuan që titulli t’i jepet ekipit të pafat brazilian. Ndërkohë, shumë ekipe në Brazil thanë se do t’i ofrojnë lojtarë Chapecoenses në mënyrë që klubi t’i mbijetojë kësaj tragjedie.

TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES
Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori