LAJMI I FUNDIT:

Me çfarë ushqimesh t’i shoqëroni ndeshjet e futbollit?

Me çfarë ushqimesh t’i shoqëroni ndeshjet e futbollit?

Këtyre ditëve të Kampionatit Evropian i keni parë të gjitha tryezat e lokaleve të shtruara me birra të ftohta që zëvendësojnë njëra-tjetrën, qofte, patatina e patate të skuqura, fruta të thata të kripura e gjithfarë ushqimesh të tjera të dëmshme për trupin.

Nëse ndeshja do të ishte një Ok, situata nuk kishte pse të ishte shqetësuese, por, meqenëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë, për më tepër me më shumë se një ndeshje në ditë, në fund të Kampionatit, do ta gjeni veten me disa kilogramë më tepër dhe me kushedi sesa yndyra të këqija në trup.


Po ju propozojmë më poshtë disa alternativa më të shëndetshme. Sigurisht që nuk pretendojmë të hani pjata të sofistikuara por, të paktën, të mos jenë të dëmshme. Nëse duhet të keni patjetër mish në tryezë, zgjidhni filetat e pulës të gatuara në variante të ndryshme.

Sidoqoftë, nëse ju duken shumë “të pastra”, mund të kaloni te krahët, edhe këto të fundit janë shumë më të shëndetshme sesa qoftet, përbërja e të cilave nuk dihet. Në vend të patateve të skuqura, porosisni ato të furrës, që mund t’i shoqëroni me salcë kosi në vend të majonezës apo salcave të tjera.

Brusketat e të gjitha llojeve, përfshi këtu edhe ato me perime, janë zgjidhje shumë më e zgjuar sesa picat e tejmbushura me yndyrën e djathit. Në rast se do keni zgjedhur vendin e duhur, të përshtatshme do të ishin edhe tartat e ftohta me perime apo thjesht me djathë të bardhë, domate e borzilok.

Përpiquni të evitoni antipastat me djathëra të ndryshme e proshuta, duke konsumuar djathë të bardhë apo të butë, siç është mocarela, citon kp. Me këtë të fundit mund të bëhet një sallatë kapreze më e lehtë dhe e shijshme.

Në rast se nuk bëni dot pa frutat e thata, zgjidhni ato pa kripë të shtuar, pra, në vend të bajameve me kripë, zgjidhni ato pa. Kikirikët janë më të mirë nëse përdorni ata me lëvozhgë, gjithashtu pa kripë. Ky është edhe një kujdes dhe masë që duhet të marrin baret e restorantet por, për sa kohë ato nuk e bëjnë, kujdesuni për veten tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori