LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të vishni për Shën Valentin për t’i lënë të gjithë gojëhapur (Foto)

Çfarë të vishni për Shën Valentin për t’i lënë të gjithë gojëhapur (Foto)

Ju përfytyrojmë tani para dollapit. As ju nuk e dini çfarë të vishni nesër për Ditën e të Dashuruarve, apo jo? Epo përpara se të filloni të qani, ju sugjerojmë të qetësoheni, sepse kemi gjetur atë që ju duhet për t’i lënë të gjithë gojëhapur.

Jepini liri fantazisë suaj dhe zgjidhni çfarë ju përshtatet më shumë. Ju jeni një femër me stil dhe është pikërisht kjo ajo që duhet të pasqyroni.


Për këtë arsye, kemi zgjedhur disa kombinime fantastike që do t’i bëjnë të gjithë të kthejnë kokën, kudo që të vendosni të kaloni mbrëmjen e nesërme.

Dhe një gjë është e sigurt, partneri do të ndihet i bekuar që ka në krah një damë kaq tërheqëse dhe elegante.

Së pari, është të shmangni veshjen e kuqe. Në vend të saj, mund të zgjidhni disa aksesorë të kuq.

Së dyti; nëse do të shkoni në restorant duhet të ndiheni rehat me veshjen tuaj. E rëndësishme është ta shijoni atë ditë së bashku me partnerin dhe jo të humbisni orë të tëra duke u përgatitur.

E treta dhe ndoshta më e rëndësishmja; jini e sjellshme dhe sjellja juaj duhet të përputhet me stilin tuaj.