LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të veshësh ditëve të ftohta: Gardëroba e vjetër në mënyrë të re!

Çfarë të veshësh ditëve të ftohta: Gardëroba e vjetër në mënyrë të re!

Do ta keni nxehtë, madje do të dukeni elegante dhe shumë femërore.

Dimri është koha e duhur kur nga dollapët tuaj duhet t’i nxirrni palltot tuaja të bukura, çizmet, shallet shik dhe kapelat e ngrohta.

Megjithatë, për të marrë më të mirën e mundshme nga gardëroba për ditët e ftohta, nevojitet edhe pak shkathtësi.

Duhet të ndieni ngrohtësi dhe megjithatë të dukeni elegante dhe shumë femërore, transmeton Telegrafi.

Njëra ndër damat e cila kjo gjë shkëlqyeshëm i shkon për dore është mbretëresha e modës e Instagramit, Blair Eadie, e cila çdo ditë inspiron pothuajse miliona ndjekës në rrjetin e saj shoqëror me kombinimet tepër të bukura të veshjeve dhe me stilin unik.

Shikoni disa nga idetë e saj, me siguri do të gjeni diçka edhe për vete – moda vazhdimisht përsëritet, prandaj është mirë të hallakatni dollapin tuaj dhe të gjeni rroba të vjetra të cilat këtë dimër janë hit i vërtetë! /Telegrafi/

/Telegrafi/