LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thotë kur dridhet qerpiku i djathtë i syrit e çfarë i majti

Çfarë do të thotë kur dridhet qerpiku i djathtë i syrit e çfarë i majti

Mësoni cilat besëtytni popullore, përkatësisht çfarë do të thotë kur ju dridhet qerpiku i syrit apo siç do të thuhej në popull, kur ju dridhet qerpiku i majtë

Dridhja e qerpikut të syrit në mjekësi quhet blefarospazëm, në popull – dridhje e qerpikut, transmeton Telegrafi.


Shkenca thotë se kjo shpesh ndodh për shkak të qëndrimit ulur pranë kompjuterit, stresit apo mungesës së gjumit, apo çrregullimit nervor, ndërsa besëtytnia popullore – shkaktar i kësaj është ndonjë shenjë. Vetëm duhet interpretuar drejt.

Popujt e ndryshëm kanë besëtytni të ndryshme kur është fjala për dridhjen e qerpikut, mirëpo pothuajse nuk ka popull i cili nuk ka bërë interpretime të këtij fenomeni. Ja çfarë thonë dhe përse ndodh kjo.

Kinë

Në Kinë mendojnë që dridhja e qerpikut të majtë është fat, mirëpo nëse lëviz i djathti, atëherë është shenjë e keqe. Mirëpo nëse personit të gjinisë femërore i dridhet qerpiku i poshtëm i syrit të majtë, kjo do të thotë që dikush e përgojon.

Indi

Indianët besojnë që është fat i keq nëse ju dridhet qerpiku i syrit të majtë, ndërkaq shenjë e mirë nëse lëviz i djathti. Pra, krejtësisht e kundërt nga kinezët.

Havaje

Besojnë që dridhja e qerpikut të syrit të majtë do të thotë mysafir të huaj në familje, ndërkaq nëse ai qerpik dridhet pa ndërprerje, atëherë kjo do të thotë shpartallim të familjes.

A-Clayton-NC

Ballkan

Ekzistojnë interpretime që dridhja e qerpikut të syrit të djathtë do të thotë që do të realizohet ajo që keni menduar në atë çast, ndërkaq dridhja e qerpikut të majtë – parashenjë e keqe. Kjo me siguri ka qenë shenjë e mirë për të gjitha femrat të cilat kanë pasur frikë që burrat nuk do t’u kthehen nga lufta.

Në vende të tjera, megjithatë, besohet që dridhja e qerpikut të sipërm të syrit të djathtë do të thotë gëzim në familje, ndërkaq dridhja e qerpikut të poshtëm – lidhje e miqësive të reja. Qerpiku i sipërm i syrit të majtë – lindje e djalit në shtëpi, ndërkaq i poshtmi – lajm i keq.

Lëreni edhe ju komentin dhe na tregoni edhe neve se si interpretohet në vendin tuaj kur ju dridhet qerpiku i syrit të djathtë dhe qerpiku i syrit të majtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori