LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të bësh kur sheh një ish- të dashur?

Çfarë të bësh kur sheh një ish- të dashur?

Pothuajse gjysma e femrave beqare do të riktheheshin tek një ish-i dashur, ndërsa janë në kërkim të një të dashuri të ri.

Lidhja është diçka nga e cila nuk duhet të dorëzoheni lehtë, sidomos nëse nuk jeni të sigurt se çfarë dëshironi. Kush e di, ndoshta do të shpaguhet, transmeton Telegrafi.

1. Përdorni kamerën e celularit tuaj për të parë nëse ju ka ngelur ushqim nëpër dhëmbë nga dreka.

2. Nuk keni vënë grim? Përdorni buzëkuqin për t’i dhënë pak ngjyrë faqeve dhe kafshoni pak buzët. Do të keni shkëlqimin natyral njëlloj si pas palestre apo pas një seance të puthurash.

3. Nëse flokët tuaj nuk janë në ditën e tyre më të mirë, kontrolloni nëse banja e femrave ka tharëse duarsh dhe jepini flokëve një të fryrë. Kujdes, mos e ekzagjeroni!!

4. Në kohëra të tilla është i nevojshëm një parfum në çantë. Aroma është një armë e fuqishme, që nxit kujtesën. Jo se ju intereson se çfarë mendon AI, por mund t’i vijnë në mendje emocione pozitive, kur të nuhasë aromën tuaj tipike.

5. Në moshën e rrjeteve sociale, ndalojeni veten dhe mos e pyesni se si i kaloi pushimet në X vend, pasi e keni mësuar në Facebook. Nuk duhet t’i jepni atij idenë se e përgjoni.

6. Mos u mburrni shumë për të dashurin tuaj doktor. Përmendni vetëm që është mjek dhe xhelozia do të duket në sytë e tij.

7. Nëse jeni ‘single’, shmangiuni pyetjes për statusin e marrëdhënieve dhe mëshojini arritjeve në profesion, pushimeve të ardhshme ose një aktiviteti të ri që keni filluar. Jeta është emocionuese! Ju as që e keni vënë re se ai nuk është më pjesë e tuajës!

8. Nëse ish-i juaj është me të dashurën e re ose gruan, tregohuni të sjellshme dhe komplimentoni këpucët ose çantën e saj, edhe nëse janë gjëja më e tmerrshme që keni parë ndonjëherë. Mbajini miqtë afër…

9. Bëni një plan daljeje dhe jini të parat që largoheni nga skena, shkruan Living. Ju sapo do shkonit në teatër, në një koncert apo tek takimi me planifikuesen e dasmës.

10. Qëndroni e qetë dhe në asnjë mënyrë mos shqiptoni fjalët: “Duhet të dalim për kafe ndonjë ditë”! Jo nuk duhet të dilni! /Telegrafi/