LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë suplementet, cili është efekti i tyre dhe a është e nevojshme të përdoren – flet trajneri i fitnesit Engjëll Maliqi

Çfarë janë suplementet, cili është efekti i tyre dhe a është e nevojshme të përdoren – flet trajneri i fitnesit Engjëll Maliqi
-->

Për suplementet kemi dëgjuar dhe dëgjojmë vazhdimisht, por jo gjithmonë fillestarët kanë njohuri të mjaftueshme rreth tyre. Ka persona të cilët blejnë suplemente me mendimin se do ta fitojnë një trup në formë brenda një kohe shumë të shkurtër, por nuk janë të informuar se çdo suplement ka rolin e vet të ndryshëm dhe nuk janë të gjithë shkirës-dhjami.

Prandaj, trajneri i fitnesit Engjëll Maliqi, sjellë për Telegrafin shumë informacione rreth suplemeneve bazike, duke treguar rolin e secilës, me shpresën se këto informacione do t’ju ndihmojnë në arritjen e qëllimit tuaj.

Suplementimi

Atëherë, çfarë është suplementimi? Suplementimi është shtimi në diçka, i një sasie ekstra ose një elementi ekstra.

Në fitnes, suplementimi ka të bëjë me përdorimin ekstra të materieve ushqyese (ushqim shtesë) në dietën tuaj, me qëllim të maksimalizimit të rezultateve tuaja drejt qëllimit përkatës. Por, para se të hymë në detaje në lidhje me suplementet për të cilat do të flasim në vazhdim, duhet të keni parasysh se suplementet nuk janë të domosdoshme për t’i arritur rezultatet e dëshiruara.

Ato funksionojnë vetëm nëse ushtrimet dhe ushqimi juaj është në nivel të kënaqshëm dhe në përputhje me qëllimin që keni. Nëse ushtrimet dhe ushqimi juaj është i “poliratur” mirë, suplementet vetëm sa e japin atë shkëlqimin përfundimtar.

Suplementet mund të jenë të personalizuara për secilin individ, e veçanërisht nëse qëllimet tuaja janë: forca, fitnesi ose krijimi i një trupi aestetik.

Këto janë disa nga suplementet më të përgjithshme: proteina pluhur dhe aminoacidet (BCAA-të, kreatina, glutamina, l-carnitina); ndërsa në suplemente më specifike hynë shkrirësit e dhjamit (fat-burners); mbështetësit e nyejve; dhe stimultantët para-stërvitor (pre-workouts supplements), etj.

Në vazhdim do të mundohem t’jua tregoj dozën dhe rolin e secilit suplement, edhe pse çdo individ është ndryshe dhe ka nevoja të ndryshme, prandaj mbetet e rëndësishme që ta zbuloni se cila nga suplementet funksionon më së miri për ju. Gjithashtu është e rëndësishme ta keni parasysh edhe anën mjekësore – nëse keni ndonjë problem me zemër, atëherë përdorimi i suplementeve me përmbajtje të kafeinës (stimuluesit para-stërvitor) preferohet të mos përdoren.

Vlen të ceket se përdorimi i suplementeve nuk ka të bëjë aspak me efektet anësore që i sjell përdorimi i substancave anabolike (asteroideve), megjithatë, çdo gjë që përdoret në tepricë, pavarësisht sa e mirë është, do t’i ketë efektet e veta anësore.

Proteina pluhur

Pasi ta keni zbuluar sasinë ditore të nevojshme të proteinës në dietën tuaj për qëllimin tuaj përkatës në fitnes, dhe atë sasi nuk mund ta arrini përmes ushqimit; një ushqim shtesë apo suplement siç është proteina pluhur, e bën shumë më të lehtë arritjen e asaj sasie të proteinës në baza ditore. Në qoftë se jeni një person i zënë dhe nuk keni kohë t’i përgatitni të gjitha shujtat gjatë ditës, ose nuk jeni person i mëngjesit që zgjohet herët, atëherë një servil me proteinë pluhur do të jetë shumë më e lehtë dhe më e shpejtë të përgatitet sesa një paketim vezësh. Pra, proteina pluhur e bën shumë më të përshtatshëm dhe më të lehtë konsumin e proteinës.

Janë disa lloje të proteinës pluhur: proteina e hirrës (whey), proteina e qumështit (kazeina), proteina e sojës, proteina vegan etj.

Proteina ‘whey’ është ajo që preferohet më së shumti pas një seance stërvitore, për shkak të absorbimit të saj të shpejtë në muskuj, kështu ndihmon në fillimin procesin te shërimit të fijeve muskulare të dëmtuara gjatë treningut dhe si rezultat sjell në rritje dhe forcim të muskujve.

Proteina e qumështit, për shkak të tretjes së saj të ngadaltë, preferohet të konsumohet në mbrëmje para gjumit për arsye se i ushqen muskujt për një kohë më të gjatë.

Proteinën e sojës nuk e rekomandoj për meshkujt ngase rritë prodhimin e estrogjenit (hormon femëror) në trup, që është hormon i kundërt me testosteronin (hormon mashkullor), ndërsa proteina vegan është një opsion shumë i mirë për veganët. Rekomandohet që gjatë ditës, për personat që merren me sport të konsumohen së paku dy servime protein pluhur (mundet edhe më shumë, varësisht nga nevojat), ndërsa për të tjerët vetëm një.

Aminoacidet

Këto janë proteina të zbërthyera, që absorbohen menjëherë në muskuj. Aminoacidet e marra në formë të BCAA-ve (aminoacideve që nuk prodhohen nga organizmi), përbëhen nga tri aminoacide esenciale: leucina, isoleucina dhe valina. BCAA-të nuk janë të nevojshme të merren nëse konsumohet sasi e mjaftueshme e proteinës. Preferohen të merren vetëm gjatë seancave të forta kardiovaskulare, dhe seancave të gjata me peshëngritje. BCAA-të i mbrojnë muskujt nga djegia – që do të thotë se seancat tuaja stërvitore nuk bëhen antiproduktive.

Aminoacidi tjetër është glutamina, e cila e rritë sintezën e proteinës dhe bën mrekulli në shërimin e muskujve që kanë pësuar ndezje (kallje të muskujve). Preferohet një servim para dhe një pas ushtrimeve (5 gramë për servil), ndërsa mund të kombinohet me proteinë pluhur dhe kreatinë.

L-carnitina është aminoacidi që liron qelizat dhjamore dhe i bën të shfrytëzohen si energji – suplement i përsosur për personat të cilët kanë qëllim shkrirjen e dhjamit. Mjaftojnë të konsumohen 3-4 gramë para stërvitjeve për t’i gëzuar efektet e këtij suplementi.

Kreatina është suplementi i preferuar i shumë atletëve dhe bodybuilderëve profesionalë. Roli kryesor i kreatinës është rritja e prodhimit të ATP-së në muskuj, që do të thotë se muskujt do të rigjenerohen më shpejt ndërmjet serive dhe forca do të rritet deri në dy përsëritje. Tek atletët që sporti ju kërkon vrapim të shpejtë, kreatina bën që ata të jenë më të shpejtë dhe të lodhen më pak. Gjatë suplementimit me kreatinë, preferohet të konsumohet më shumë ujë se zakonisht. Sa i përket përdorimit, në javën e parë kreatina merret deri në 20 gramë gjatë ditës, ndërsa pas një jave mjaftojnë 3-5 gramë.

Vlen të ceket se në treg gjendet një shumë-llojshmëri e suplementeve. Këto të lartcekurat, ishin ndër suplementet më të përgjithshme, më të dobishmet dhe më baziket. Pra, në këtë artikull nuk janë prekur temat mbi suplementet më specifike si multi-vitaminat, mbështetësit e nyejve dhe stimuluesit para-stërvitor, por së shpejti do të ketë tema të tilla./Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Çfarë të vizitosh
Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Bëje vet
Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Lifestyle
Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Lifestyle
Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Stil
S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

Bëje vet
Kalo në kategori