LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë rrezet ultravjollcë

Çfarë janë rrezet ultravjollcë

Rrezatimin e padukshëm infra të kuq të diellit që shkakton nxirjen e lëkurës e quajmë rrezatim ultravjollcë (UV).

-->

Rrezet UVA depërtojnë në shtresa të thella të lëkurës dhe e errësojnë melaninën ekzistuese duke shkaktuar nxirrje të lëkurës, e cila largohet relativisht shpejtë.

Rrezet UVB nxisin formimin e melaninës së re dhe i japin errësim afatgjatë tenit duke shkaktuar trashje të lëkurës, e cila më tutje krijon mbrojtje natyrore nga dielli.

Nëse teprohet rrezitja me UVA- shkaktohen fshika, skuqje, lëkurë të rrudhur dhe të thatë, ndërsa nëse teprohet rrezitja me UVB- shkaktohen djegie dhe pigmentim.

Indeksi UV nënkupton prognozën ditore të rrezikut të pritur gjatë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit dhe tregon shkallën e kujdesit që doemos duhet të merret parasysh para rrezitjes (0 nënkupton rrezik minimal, ndërsa 10 është rrezik shumë i lartë). /Telegrafi/