Sulmi në tru është urgjencë mjekësore dhe ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë.
Sulmet në tru shkaktohen kur enët e gjakut në tru shpërthejnë, ose kur zhvillohet ndonjë bllokadë.
Nëse nuk trajtohet, qelizat në tru fillojnë shumë shpejt të vdesin dhe, si rezultat i kësaj, sulmi në tru mund të bëhet shkaktar i vdekjes apo mund të shkaktojë çrregullime të ndryshme.
Nëse ndonjë familjarë apo miq i juaji është duke pasur simptoma të sulmit në tru, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore, transmeton Telegrafi.
Janë dy lloje të sulmit të tru – isemike dhe hemorragjike. Në mënyrë të ngjashme me sulmin në zemër, ai në tru shkaktohet prej ngushtimit të venave të gjakut në tru.
Përderisa bëhemi më të vjetër arteriet bëhen më të ngushta, duke e rritur mundësinë e bllokimit të tyre.
Problemet e ndryshe shëndetësore, por edhe mënyra e jetesës siç është pirja e duhanit dhe të qenit mbipeshë, e rrisin rrezikun e sulmit në tru.
Rreth një nga 8 personat vdesin përbrenda 30 ditëve të vuajtjes nga sulmi në tru, sipas Stroke Association.
Për këto arsye është e rëndësishme që njerëzit t’i njohin shenjat sepse sa më shpejt trajtohet personi, aq më shumë janë gjasat për të mbijetuar.
Simptomat e sulmit në tru, janë këto:
– Mpirje e papritur apo ligështi në trup, e veçanërisht në njërën anë
– Ndryshime të papritura në njërin apo dy sytë, ose probleme me gëlltitjen
– Dhimbje të papritura të kokës
– Probleme të papritura me ecje, balancim apo edhe marramendje
– Hutim i papritur, si dhe vështirësi për të folur apo për t’i kuptuar tjerët
– Të folur i ngadalshëm dhe i pa kuptuar
– Vështirësi në ngritjen e duarve
Një nga shenjat që ne nuk duhet të injorojmë është lemza që mund të jetë shumë e dhimbshme dhe e shoqëruar me dhimbje gjoksi. Nëse lemza zgjat më shumë se dy ditë, shkoni te mjeku.
Si të parandaloni një sulm në tru?
Bëni një mënyrë jetese të shëndetshme. Konsumoni ushqime të shëndetshme, angazhohuni në aktivitete fizike dhe shmangni stresin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj